Shqiperia po perballet me nje sfide te rende, termetin tragjik te 26 nentorit 2019. Termeti dhe,  me gjere fatkeqesite natyrore nuk jane as te reja dhe as te papritura. Per Shqiperine, ne menyre te vecante, jane shume te njohura dhe te pritura. Por, sfidat emergjente qe po kalojme, lypet te mos na ngurtesojne mendimin kritik afatgjate per institucionet politike dhe publike.
1.Mbyllja e qendrave studimore, vrasje ose braktisja e trurit
Nje nga krimet me te renda te tranzicionit shqiptar ishte mbyllja e rrjetit te qendrave studimore ne Shqiperi. Ne vitet 90’te kemi trasheguar dhjetra institute shkencore, qe nga ato te energjitikes, te bujqesise, veterinarise, gjeologjise, sizmikes e deri te ato te frutikultures, bimesise, pedologjise, mjeksise, politikes se jashtme, sigurise etj.
Jashte dhe pavaresisht indoktrinimit dhe kufizimeve sistemike qendra te tilla benin studime, kerkime dhe shkence, i paraprinin zhvillimit ekonomik e shoqeror, ndihmonin institucionet publike ne perpilimin e politikave dhe projekteve ne fusha e sektore te ndryshem, mbanin dhe zhvillonin kapacitetet shkencore dhe ekspertizen e vendit si dhe bashkepumin me universitetet ne programet mesimore e kerkimore e shkencore.
Gjate tranzicionit shumica e ketyre qendrave me shkencetare dhe eksperte u mbyllen pa arsyetim, por thjeshte nga injoranca dhe miopia. Natyrisht as injoranca dhe as miopia nuk jane argumente. Jane thjeshte politika inkuizicioniste qe me nje te rene shkaterruan mendimin shkencor, vrane dijetaret dhe shkencetaret, varferuan skajshem universitetet dhe i lane politikat dhe institucionet publike ne duart e politike-beresve e vendim-marresve qe vijonin te vuanin nga teza leniniste sipas se ciles ‘politikanet jane specialiste per gjithcka’.
Kjo eshte masakra me e rende dhe me afatgjate e tranzicionit  shqiptare. Pasojat e kesaj rrenoje te burimeve shkencore dhe ekspertize, edhe sikur sot te nise ndryshimi rrenjesore i saj, do te zgjase dy ose tre dekada.
Ka zera nihiliste ne nivele te larta politike e Qeverisese per te huazuar shkencetare dhe eksperte te huaj. Ne kushtet e emergjences kjo lypet te behet. Por ne afatmesem e sidomos afatgjate, vendit i duhen patjeter kapacitetet e veta shkencore dhe ekspertize, per nje mije e nje arsye qe i parashtruam me lart.
Shkenca dhe ekspertiza jane pjesa vertebrale e cdo shteti e shoqerie. Pa to, shtetet dhe shoqerite shkojne drejt kaosit, paqartesive dhe bien ne duart e mediokritetit. Mediokriteti eshte armiku me i madh kunder paqes, sigurise, demokracise, zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik e shoqeror. Mediokriteti eshte patalogjia e qeverisjes Shqiptare ne tranzicion, e vecanerisht e viteve te fundit.
2.Qeverisja dogmatike dhe propogandistike pa shkence dhe ekspertize
Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar eshte parasegjithash pasoje e abandonimit te shkences dhe ekspertizes ne vend, i braktisjes nga qeverisja dhe politikat publike te kapaciteteve te larta njerezore, e largimit te trurit nga vendi dhe i keqtrajtimit te burimeve te reja njerezore te arsimuara dhe trajnuara gjate ketyre viteve brenda dhe jashte vendit.
Ne te gjitha fushat e politikave publike Shqiperia e tranzicionit nuk ka me institute apo qendra kerkimore e shkencore qe te ndertojne strategjite zhvillimore, te bejne analiza dhe prognoza, te sugjerojne dhe japin zgjidhje per sfidat e vendit.
Demokracia eshte sistemi me i mire, por edhe me i veshtire. Demokracia eshte dinamike, rotative, transformuese, ne levizje, ne ndryshim dhe zhvillim, eshte vetekorrigjuese. Keto vlera te vecanta te sistemit demokratik kerkojne domosdoshmerisht ne themelet e tij dijen dhe shkencen, pra institucionet dhe kapacitetet njerezore.
Shqiperia e tranzicionit me sjelljen obskurante ndaj dijes dhe shkences ka kultivuar qeverisjen dhe politikat dogmatike dhe propogandistike.  Qeverisjet dhe politikat publike dogmatike e propogandistike e futen Shqiperine e diteve te tranzicionit ne tunel pa dalje, pra ne nje erresire qe ka vrare driten, shpresen e te ardhmen.
Ne kohen e globalizimit, shtetet e zhvilluara po investojne ne rritje ne fushen e shkences dhe te kerkimit shkencor. Madje shkalla e zhvillimit dhe e perspektives se shteteve, nder te tjerave, duket nga niveli I investimeve ne institucione dhe burime njerezore kerkimore dhe shkencore.
Nje nga qellimet madhore te rendesise se institucionale dhe burimeve kerkimore e shkencore eshte pikerisht clirimi i qeverisjeve dhe politikave publike nga dogmat politike dhe ideologjike.
Shqiperia e tranzicionit eshte viktime e dogmave dhe propogandes ne qeverisje dhe ne politikat publike. Dogma konsiderohen jo vetem modelet politike dhe ideologjike te vjetra e te ngurta, por edhe marrja copy&paste e modeleve bashkekohore  te huaja per t’i aplikuar ne realitetet vendore krejt ose pjeserisht te ndryshme. Ndersa propaganda eshte informim e komunikim manipulativ dhe deformues e realitetit, me qellime dhe interesa te caktuara politike.
Keshtu per shembull ne Shqiperine tranzitive politikat buxhetore e financiare pa statistike, taksa progresive ose taksa e sheshte, te aplikuara ekstremisht pa kreativitet specific vendor, reformat e pronesise te shartuara dhe arnuara vazhdimisht,  ose reforma e drejtesise pa prognoza te qarta te realiteteve dhe burimeve njerezore shqiptare kane ecur jo mire pikerisht sepse jane aplikime copy&paste ose eksperimente ‘on air’ te modeleve dogmatike ose te eksperimenteve shabllone ne realitetet e ndryshme e specifike Shqiptare.
Shqiperia e tranzicionit eshte viktime e vetevrasjes se kapaciteteve shkencore dhe ekspertizes dhe renie ne varesi totale te mediokritetit dogmatik politik vendor dhe te ekspertizes se huaj ‘ad hoc’.
Shqiperia e diteve te sotme ka arritur ne ate varferi kapacitetesh shkencore dhe ekspertize  saqe edhe nese ‘i ngel luga ne pilaf’ qeverise detyrohet te pyese ekspertet e huaj, euralius, optad, komision Venecie’ , te atin e te birin.
3.Fundi i tranzicionit me qeverisje menaxheresh dhe teknicionesh
Institucionet dhe burimet kerkimore e shkencore e prijne ne boten e sotme fundit te tranzicionit si Shqiperia ose rendit te postpolitikave ne vendet e zhvilluara. Ne rendin  post tranzitiv ose te postpolitikave po zbehen partite politike, filozofite politike, po bien ose po mpleksen alternativat ideologjike, po dobesohen qeverisjet me baza politike, po kerkohen rruge e zgjidhje te reja.
Kjo per faktin se qeverisjet me ideologji dhe politikane kane ngele mbrapa zhvillimore bashkekohore, udheheqin me koken pas, po prijne me dogma, po perdorin propoganden,  po atrofizojne establishmente te ngurta, po krijojne kriza dhe gjithnje e me shume, po nxisin levizje pakenaqesie popullore ne forma te populizmit, radikalizmit, anarkizmit, nacionalizmit etj.
Te gjitha keto levizje, me rrenje dhe pasoja negative, i perbashkon mos adresimi i sfidave bashkekohore nga menyrat qeverisese dhe politikat publike te vjeteruara si dhe nga pakenaqesia ne rritje popullore.
Pra, ne termat shkencore, kjo eshte krize lidershipi ne kohen e fundit te tranzicionit ose te postpolitikes. Per te dale nga kjo krize lidershipi qe prodhon stanjacion ose tranzicion te pafund ose kriza ciklike te vazhdueshme, sic eshte tipik rasti i Shqiperise aktuale, shkencat politike bashkekohore sugjerojne qeverisje dhe politika publike te udhehequra nga menaxhere dhe tekniciene.
Qeverisjet me menaxhere dhe tekniciene perdorin statistiken, analizat, prognozat, argumentet shkencore, qasjet krahasuese ne kohe dhe hapsire. Qeverisjet menaxheriale dhe tekniciene jane te cliruara nga manipulimet politike dhe propaganda politike e mediatike. Qeverisjet menaxheriale e tekniciene kane meshtetje publike me shume sesa politike, kane fuqi racionale me shume sesa grupet e interesit, jane me shume pragmatiste sesa korporatiste, jane me transparente dhe kane me shume kod etik qeverises.
E veshtruar ne realitetin shqiptar, qeverisjet menaxheriale dhe tekniciene fitojne akoma me shume rendesi duke marre parasyshe problematikat e demokracise, te keqeverisjes, te partive politike, te sistemit zgjedhor, te sundimit te ligjit,  te rendit e sigurise, te zhvillimit ekonomik e shoqeror dhe te integrimit.