Shumë biznese e individë kanë dhuruar ndihma për të prekurit nga pasojat e tërmetit në Shqipëri. Një kontribut i madh ka ardhur së fundmi nga filantropisti i shquar, personaliteti kombetar shqiptar, Lazim Destani, nje nga biznesmenet me ta pasur nder shqiptaret e sotem te botes. Kompania e tij “Ecolog International” ka dhuruar ndihma për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Dje, pas mesnatës janë nisur nga Tetova ne Maqedonine e veriut dhe mbrrine ne Shqiperi, 3 kamionë 12 tonesh, me 36 tone ndihma dhe një furgon në Durrës për Shtabin e Emergjencave Civile.