Institucioni i Presidencës ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në nder të viktimave nga tërmeti i sotëm, 26 nëntor 2019.

“Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë flamuri kombëtar në institucionin e presidentit do të ulet në gjysmë shtizë”, shprehet presidenti.

Ndërkohë kjo nismë pritet të pasohet edhe nga nisma të tjera në nder të viktimave.