Moti i keq në Itali ka sjellë pasoja edhe në futboll, ku si shkak i shirave të dendur është shtyrë ndeshja Lecce-Cagliari.

Ndeshja, e cila ishte planifikuar të luhej në 20:45, është shtyrë për t’u zhvilluar një ditë tjetër, pasi fusha ishte mbushur me ujë dhe ky fakt e bënte të vështirë lëvizjen e topit.

Pas tentativave të shumta për të pritur qetësimin e situatës, reshjet e shiut vazhduan pa pushim, duke e rënduar fushën dhe e bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Për shkak të kushteve të këqija klimaterike, për disa minuta kanë ikur edhe dritat në stadiumin “Via del Mare”.

Ka qenë gjyqtari kryesor ai që ka vendosur shtyrjen e përballjes pas vlerësimit të fushës.

Mendohet që ndeshja mund të zhvillohet nesër, por pritet vendimi përfundimtar nga Federata Italiane e Futbollit.