Kryeministri në detyrë, i Kosovës, Ramush Haradinaj 28 nëntorin e ka shpallur ditë pushimi në Kosovë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Postimi i tij i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.