Përpjekja për Schengen Ballkanik, e nisur pak ditë parë ngaSerbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në Novi Sad vijoi këtë fund javë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Tre nismëtarët, Vucici, Rama dhe Zaevi u takuan sërish, biseduan, komunikuan me opinionin publik dhe vendosën që të vijojnë këtë samit në Durrës brënda këtij viti.

Ndonëse si ide, kjo e Shengenit Ballkanik është e vjetër, nisjame nxitim fill pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë sëVeriut për të hapur negociatat e antarësimit me BashkiminEvropian me 18-19 Tetor 2019, e bën këtë ide të përcëptohetgjërësisht në Ballkan, Evropë dhe ShBA si përpjekje për kërkimtë një alternative të Ballkanit Perëndimor kundrejt BE.

Ky lloj përceptimi pa pikë dyshimi do të ndikojë jo për mirë nëpolitikat zyrtare dhe në opinionit publik dhe mediatik tëBallkanit Perëndirmorë, të Bashkimit Evropian dhe ShBA. Disadeklarata politike, diplomatike apo të disa nismave Rajonale pakurrëfarë peshe dhe rëndësie në të sotmën dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndryshojnë këtë përceptimpolitik, opinional e mediatik për dritë-hijet e nismës sëShengenit Ballkanik. Skepticizmin për Shengenin Ballkanit e kanë thelluar disa shkaqe të arsyeshme.

1. Përceptime negative politike dhe opinionale

 

Së pari, momenti kur u lancua ideja dhe u bë samiti i Novi Saditpërkoi fill mbas dështimit të rëndë të Shqipërisë dheMaqedonisë së Veriut për të hapë negociatat për antërësim me BE. Ky dështim, pavarësisht nga interpretimet kontraversve nëEvropë, në Ballkan dhe në secilin vënd të dështuar individual, ka shkaktuar një traumë të vërtetë për popujt e këtyre vëndeve, qëkanë sakrifikuar shumë për ëndrrën e tyre Evropiane. Këtëëndërr nuk e zëvëndëson asnjë lloj nisme ‘Mini’ apo ‘Macro’, nëBallkan apo diku gjetkë.

Së dyti, nisma e lancuar për Shengenin Ballkanik dhe samiti iNovi Sadit u zhvilluan në vigjilje të aderimit të Serbisë nëUnionin Ekonomik Euro-Aziatik të ngritur dhe të udhëhequr ngaRusia. Koincidenca kohorë e këtyre dy ngjarjeve nuk ështërastësore. Që të dyja, Samiti i Novi Sadit për ShengeninBallkanik dhe firmosja e aderimit të Beogradit në UnioninEkonomik Euro-Aziatik të krijuar dhe udhëhequr nga Rusiaburojnë nga i njëjti vënd, interesave të të cilit i shërbejnëkryesisht, Serbia.

Së treti, pikërisht në segmentin kohor midis dështimit tëShqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatavepër antarësim me BE në KE e tëtorit 2019 dhe Samitit të Novi Sadit, erdhi thirrja publike dhe zyrtare e Federatës Ruse përvëndet deritani të dështuara të Ballkanit Perëndimor në procesetintegruese në BE, për t’iu bashkëngjitur Unionit EkonomikEuro-Azatik, duke ndjekur kështu shëmbullin e Serbisë.

Këto ngjarje, dështimi i hapjes së negociatave me BE, thirrjapublike dhe zyrtare e Rusisë për këto vende që t’i bashkohenUnionit Ekonomik Euro-Aziatik të Rusisë, antarësimi i Serbisënë këtë Union dhe Samiti i Novi Sadit i trojkës Vucic-Rama-Zaev, lexohen në përceptimet politike, publike dhe mediatike sipërpjekje të Ballkanit Perëndimor për të kërkuar ose shpikuraltërnativa kundrejt Bashkimit Europian, me iniciativëgjeopolitike të Rusisë, me ngucje Ballkanike të Serbisë dhembështetje të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

2. Mos dakordësim Ballkanik për Mini-Shengenin

 

Nisma për Shengenin Ballkanik duket haptazi se është e sforcuar, e nxituar, e pa maturuar dhe si e tillë e pambështetur nënivel të Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë nuk po gjen mbështetjenga gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimorë, dhe jo vetëm kaq, por ka ndeshur në kundërshti politike, publike dhe ekspertize nëBosnieHerzegovinë, në Mal të Zi dhe natyrisht, akoma mëshumë në Kosovë.

Nisma është interpretuar si përpjekje për të orientuar BallkaninPerëndimorë drejt alternativave të tjera jo Euro-Atlantike, sidevijim i agjendës së kahmotshme të mbarë mbështeturBallkanike në Bosnie e Herzegovinë. Nisma është parë me skepticizëm nga Mali i Zi, për shkak se vjen nga lidhje të forta e të dukshme Serbo-Ruse, qëllimi i të cilave njihet fare mirë ngaMali i Zi. Nisma është kritikuar politikisht dhe publikisht ngaKosova, e cila e ka konsideruar atë sipërpjekje për të ringritur Jugosllavinë’, në kohët tona.

Këto Shtete të Ballkanit Perëndimorë janë, deri tani, jashtë kësaj nisme. Secili ka arsyet e veta. Bosnie e Herzegovina kërkon qëpërpara nismës të qartësohen dhe të dakordohen prioritetet e vëndeve të Ballkanit Perëndimorë. Sipas Bosnies, pa qartësuardhe dakorduar prioritetet e secilit vënd në politikën e jashtmedhe në politikat e integrimit nuk ka sesi të ndërmerren nisma nënivel Rajonal.

Arsyetimi i Bosnie Herzegovinës është i drejtë. Vëndet e Ballkanit Perëndimor kanë strategji të bazuara në prioritete tëndryshme, si në politikën e jashtme ashtu edhe në proceset e integrimit. Këto vënde, në mjaft prioritete kanë diversitet, madjeedhe kundërshti. Kjo i bën ato të paharmonizuar në tërësinë e politikave në nivel Rajonal. Gjithashtu, kjo e bën tëdomosdoshme që, përpara cdo nisme Ballkanike kërkohet me cdo kusht të ketë një proces paraprirës bisedimesh, dialogjeshdhe negociatash, bilaterale dhe multilaterale.

Një proces i tillë nuk është bërë, ose, nëse është bërë, ka qënëfragmental, prapa kulisave dhe fshehtazi opinionit politik dhepublik Ballkanik. Ballkani i kulisave vjen erë e shekujve tëkaluar. Sjell krisma armësh në popujt e këtij Rajoni. Ngjallmakthet e ‘Fuqisë së Barotit’. Kjo nuk është ndjellakeqe. Duke parë që vënde si Serbia blejnë Mig52, blejnë Raketa S-400, bëjnë marrëveshje strategjike me Rusinë, hapin baza ushtaraketë saj në Nish, demonstrojnë paradë ushtarake force në mes tëBeogradit, makthet e ringjallura në Ballkan nuk janë ëndrra nësirtarë, por realitete të frikshme.      

3. Mos pjesëmarrja e Kosovës, vetëmbrojtje dhe jo ‘vetëizolim         

 

Nisma e Shengenit Ballkaik është pritur me shumë shqetësimsidomos në Kosovë dhe, për konseguencë, në të gjithë shqiptarëtnë Ballkan, Evropë dhe ShBA. Sinjalet e kundërshtimit janëbërë të forta dhe publike. Kjo nismë është ideuar dhe lancuar pakonsideruar aspak realitetin politik të Kosovës, si shtet i pavarurdhe sovran, që ka strategjinë e prioritetet e saj, që ka interesat e veta, ka institucionet e saj përfaqësuese politikë-bërëse dhevendim-marrëse dhe pa dyshim edhe lidershipin e vet përfaqësues kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shigjetimet e Kosovës, politikës, medias dhe opinionit publik tësaj drejtohen kryesisht kundër Qeverisë Rama. Anashkalimi iKosovës, mos konsultimi paraprak me të, bërja e qëndrimevezyrtare ‘fact accompli’ janë të papranueshme në marrëdhënietndërshtetërore në kohën tonë. Kur ky anakalim, ose mëdrejtpërdrejtë ky injorim i Shtetit të Kosovës vjen nga QeveriaRama, kjo përbën një shkelje të rëndë të marrëdhënievestartegjike Shqipëri-Kosovë, një dëmtim serioz të raportevespeciale Tiranë-Prishtinë, një cënim të balancave shumë delikateBallkanike në proceset e nisura për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimndërkombëtar, një përpjekje për t’u imponuar brutalisht mbipolitikat shtetërore të aplikuara nga Kosova ndaj Serbisë përreciprocitet.

Deklarata se ‘Kosova e vetëpërjashtuaose ‘u vetëizolua’, e bërënë Ohër nga Kryeministri Rama është padyshim e pavërtetë, e paarsyeshme dhe padobishme për Kosovën për marrëdhënietspeciale Shqipëri-Kosovë, për Ballkanin dhe mbarë Evropën. Ajo është një deklaratë që tenton fare pa sukses të arsyetojëdiplomacinë konspirative të liderëve TiranëShkup-Beograd dhefijeve të errta nga disa kryeqytete e fondacione ndërkombëtare, për të izoluar dhe përbaltur Kosovën dhe për tëndërkombëtarizuar dhe lartësuar Beogradin.

Kosova nuk u vetëizolua, por u vetëmbrojt. Dhe bëri shumëmirë. Shumë drejt. Shumë saktë. Bëri të vetmen gjë që duhej dhemund të bënte. Kosova ka një problem madhor. Ky është njohjae pavarësisë, tërësisë territoriale dhe sovranitetit të saj ngaSerbia.

Kosova nuk mund dhe nuk duhet të marrë pjesë në asnjëiniciativë integruese politke Rajonale ku bën pjesë Serbia, pa normalizuar më parë marrëdhëniet me të, pa u njohur si shtet ipavarur, Sovran dhe me integritet territorial të pacënueshëm ngaSerbia. Cdo pjesëmarrje e Kosovës në procese integrueseBallkanike ku bën pjesë edhe Serbia, sic është edhe nisma e Shengenit Ballkanik, e kthen Kosovën në statusin e përpara1999, e bën përsëri provincë administrative të Republikës sëSerbisë, pra e ri-vendos Kosovën nën kuadër të KushtetutëSerbe.

Në statusin aktual Kosovë-Serbi, Kosova nuk mund të veprojëkurrëqysh si subjekt i pavarur i të drejtës ndërkombëtare dhe imarrëdhënieve ndërkombëtare, përsa kohë Serbia nuk e njeh sitë tillë. Asnjë shtet, përfshi edhe Shqipërinë, nuk mund tëgarantojë statusin e Kosovës në raport me Serbinë, përsa kohë kjo e fundit nuk e njeh. Madje, as Bashkimi Evropian dhe as ShBA, nuk po arrijnë të zgjidhin këtë ngërc shumë vjecarKosovë-Serbi. Ndërkohë, Serbia, me tërë fuqinë e saj shtetërore, politike dhe diplomatike po tenton dukshëm për rikthimin prapatë proceseve të Kosovës. Vetëm verbërit ose të shiturit nuk e shohin këtë.

Samiti i dytë për Shengenin Ballkanik, u mbajt në Ohër këtëfundjavë. Ishte as më pak dhe as më shumë vijimi i atij të Novi Sadit. Ndryshimi nuk qëndrontë në përmbajtjen e tij, por vetëmnë formatin e jashtëm, në protokoll, në komunikim dhe, parasëgjithash, në propogandë. Trojka Vucic-Rama-Zaev kanëaq shumë probleme të brëndshme dhe aq shumë sfida në rrugëndrejt Bashkimit Evropian, saqë nuk ka propogandë në botë qëmund t’ia mbulojë ato.

Gjasat për këtë Shengen Ballkanik stisur, nxituar, pamaturuar dhe padakordësuar Rajonalisht, duken ngjajnëme shprehjenu mbars mali dhe polli një mi”.