Më datë 12 shtator, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z Makoto Ito, i dorëzoi Z. Avni Ponari ҫertifikatën e riemërimit të tij si Konsull i Përgjithshëm  Nderi i Japonisë në Tiranë.

Me rastin e riemërimit të tij si Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Japonisë në Tiranë, Ambasadori Ito i shprehu mirënjohje  Z. Ponari për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Japoni – Shqipëri. Ambasadori Itoshprehu gjithashtu besimin  se Z. Ponari do të vijojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona.

Sh.T.Z. Avni Ponari – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2009, me rastin e riemërimit të tij në këtë detyrë diplomatike, u shpreh publikisht dhe në rrjete sociale:” Sot në një takim me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z Makoto ITO, pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të merrja dekretimin tim të vazhdimsisë si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”. Ndjehemi mirënjohës dhe thellësisht i nderuar që të vazhdoj t’i shërbej një vendi të madh si Japonia dhe në të njëjtën kohë vendit tim, duke mundësuar përkthimin e praktikave më të mira të bërit biznes të Japonisë në Shqipëri”.

Tiranë, 12 shtator 2019