Me rinovimin e kontratës së sponsorizimit që e lidh Juventus me Jeep, klubi bardhezi ka bërë një hap përpara në lidhje me vlerën e fanellës.

Duke marrë në konsideratë të ardhurat që vijnë nga sponsori teknik Adidas dhe ato që vijnë nga sponsori kryesor i fanellës (Jeep), Juventus fiton 93 milionë euro në sezon. Me këtë shifër, Juventus lë pas Tottenham, i cili ndalet në kuotën 75,3 milionë euro, mes sponsorit zyrtar AIA dhe Nike, sponsor teknik.

Duke marrë në konsideratë vetëm sponsorin zyrtar në fanellë dhe marrëveshjen me sponsorin teknik, “Calcio e Finanza” ka bërë klasifikimin e ekipeve europiane që fitojnë më shumë nga marrëveshjet sponsorizuese. Sipas përllogaritjeve, në vend të parë qëndron Real Madrid. Merengues fitojnë në total 190 milionë euro, 120 milionë nga sponsori teknik Adidas dhe 70 milionë euro nga sponsori zyrtar, Fly Emirates.

Në vend të dytë, Manchester United, që pavarësisht problemeve të rinovimit me Chevrolet (74,1 milionë euro në vit), fiton në total 171 milionë euro, nga të cilat 86,9 milionë nga marrëveshja me Adidas.

Në vend të tretë në podium, Barcelona (160 milionë euro falë marrëveshjeve sponsor teknik Nike – sponsor zyrtar Rakuten).

Më poshtë tabela e “Calcio & Finanza”