Stina e dimrit pritet të jetë më e ftohta e tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ekstrem pritet të pushtojnë Europën Veriore, Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Dimri i vërtetë do të fillojë në muajin janar dhe temperaturat do të zbresin deri në -20 gradë në disa zona të caktuara. Sipas meteorologut, Todd Crawford, Europa Veriore gjatë muajit janar dhe shkurt do të përfshihet nga i ftohti ekstrem, që konsiderohet si më i ftohti i 8 viteve të fundit./TRING