Italia është ekipi i dytë që siguron kualifikimin për në Euro 2020 pas Belgjikës ku në shtatë takime ka po aq fitore.

Ekipi i Mancinit mposhti mbrëmjen e sotme Greqinë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Jorginho dhe Bernardeschi.

Kur kanë mbetur edhe tre sfida për tu luajtur në vendin e dytë është Finlanda me 12 pikë, ndjekin Armenia me Bosnjen me nga 10-pikë.

Teksa Greqia është me 5 pikë në vendin e pestë dhe mbyll Lihtenshtejn me një pikë.