Imagjinoni të jeni në gjendje të vishni një palë syze dhe papritmas përpara syve tuaj të ju shfaqen një mori gjuhësh të huaja. 

Bashkimi i ekipit të ndërmarrjes të përkthimit të menjëhershëm Zoi Meet me ekipin drejtues AR Vuzix, do të thotë që çdokush mund të përdorë teknologjinë AR për të dëgjuar një individ dhe të ketë titra të përkthyera të shfaqura në xhamat e syzeve.

Integrimi i ri i aplikacionit të transkriptimit në kohë reale të Zoi Meet në syzet Vuzix Blade AR lejon përdoruesit të marrin transkriptimin e menjëhershëm të gjithçkaje që thuhet në njërën nga 12 gjuhët e ofruara, tha Vuzix. Shërbimi Zoi Meet lejon përkthimin e menjëhershëm të gjuhës pa duar.

Fjala transkriptohet automatikisht në tekst, ndërsa dikush flet. Aplikacioni mund të përdoret gjithashtu në tableta dhe pajisje të tjera inteligjente. Fokusi kryesor i kompanisë deri më tani ka qenë si një program biznesi që përkthen për takime ndërkombëtare dhe gjithashtu ruan transkriptime të shkarkueshme.

Aplikacioni i Zoi Meet është vënë në dispozicion në syzet Smart Vuzix Blade Smart, syzet AR që janë bërë për të qenë më të efektshme, dhe duken më shumë si syze të vërteta sesa modelet e tjera, si Magic Leap dhe Google Glass. Sistemi arrin të përkthejë deri në 12 gjuhë.

Ky zhvillim shënon një nga bashkëpunimet e para për të mbështetur komunikimin e gjallë shumëgjuhësh përmes syzeve inteligjente AR. Duke mundësuar shërbimin unik të transkriptimit Zoi Meet në syzet e mençura të Vuzix ne realizojmë qëllimin tonë për t’i afruar njerëzit më shumë dhe zhbllokuar mundësitë personale dhe të biznesit tha Themeluesi i Zoi Meet.