Miss Universi, Catriona Gray, do t’i bashkohet përpjekjeve për ngirtje të fondeve për shpëtimin dhe përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë duke iu bashkuar mbrëmjes bamirëse ‘Meet Us Halfway’ në Yale Club të Nju Jork-ut me datë 10 tetor 2019.

Miss Gray dhe Organizata Miss Universi do t’i bashkohen përpjekjeve të ‘Action for Mothers and Children’, partnerëve dhe donatorëve të tjerë për të sjellë ndryshim pozitiv në Kosovë.