Banka e Shqipërisë, në 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, ka sjellë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për këtë figurë që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar, por edhe në mbarë botën.

Kjo monedhë nuk është hedhur ende në treg, ku pritet që ai të zëvendësojë 200-lekëshin prej letre me vlerë që aktualisht përdoret në vend. Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës.

Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.