Në, Kosovë, por pothuajse në terë Botën, profesionistët e shkencave pyjore, profesionin dhe aktivitetet e tyre e zhvillojnë nën qiellin e hapur, të ekspozuar ndaj faktorëve klimatik, orografik , edafik dhe duke qenë të ekspozuar ndaj këtyre kushteve por edhe nga kafshët  e egra dhe gjallesat tjera.Në përputhje me këtë veprimtaria dhe puna në pylltari dhe e profesionistëve të shkencave pyjore, kategorizohet në një prej punëve më të vështira dhe specifike. Gjithashtu edhe menaxhimi dhe udhëheqja e këtij sektori trajtohet si më specifikja dhe më e rënda. Ajo që e dallon Kosovën nga vendet tjera dhe vërtet e shndërron në rast “ Suigeneris”  është përballja e këtyre profesionistëve me sfida dhe probleme shtesë si: interferencat politike, injorimi, nënçmimi dhe përdhosja e dinjitetit profesional e intelektual në vazhdimësi. Derisa në të kaluarën këta profesionist trajtoheshin si kuadër deficitar, për çudi pas luftës u zëvendësuan me militant partiak, persona të klaneve, rajoneve dhe familjeve të caktuara si dhe skemave të caktuara. Meqenëse pjesa më e madhe prej nesh nuk ishimmilitant të partisë/ve të caktuara, skemave të caktuara, klanit të caktuar, fisit të caktuar dhe miq të rrahagjoksëve të caktuar, përveç injorimit dhe përbuzjes ndaj nesh u ndërmorën masa disiplinorefilluar nga suspendimi, largimi nga puna,  përbuzja, degradimi dhe privimi i të drejtëspërpunë dhe punësim.

Për avancim në pozita udhëheqëse dhe menaxheriale, të ndërlidhura me pyllin dhe resurset natyrore as që mund të flitet, me përjashtim të periudhës 2000-2003 kur kuadrot punësoheshin dhe avancoheshin nga komisionet e udhëhequra nga ndërkombëtarët. Në atë kohë mezi pritnim që kjo e drejtë të kaloj tek udhëheqësit vendor, pa i shkuar askujt mendja se punësimet dhe avancimet do të transferohen tek militantët partiak, familjarët, rajonet e caktuara, rrahagjoksët, të besueshmit e dhe argatët e shefave!!! Askujt prej nesh nuk i shkonte ndërmend e as nuk mund ta imagjinonim se perspektiva e jonë dhe familjeve tona do të mbyllet dhe përdhoset me fjalitë: “ Kështu ka vendosur shefi”; “ Në cilën parti politike je”?; Nga i cili rajon vjen”; “ Në çlidhje me filanin  e pyetje të ngjashme.

Disa prej nesh, e përjetuam largimin nga puna nga ish regjimi vitet  90-ta dhe atë vetëm pse ishim Shqiptar dhe kurrë si dhe në asnjë moment nuk e kishim paraparëse diçka të ngjashme do ta përjetojmë edhe në Kosovën e pavarur,nga argatët, servilët dhe shërbëtoret e udhëheqësve politik.

Kriteret e punësimit dhe avancimit

Punësimet dhe avancimet u realizuan dhe vazhdojnë të realizohen jo vetëm në bazë të kritereve të lartë-përmendura  por edhe pa përfilljen e kompetencës ( dijes dhe njohurive) dhe përvojës së punës. Punësime dhe avancime të tilla jo vetëm që e zbehën rolin e profesionistëve të pylltarisë në Kosovë deri në degradim në kuptimin , se çdo kush dhe çdo profesion mund të ushtroj profesionin e pylltarisë, çdokush mund të udhëheq dhe vendos për menaxhimin e pyjeve, punët e silvikulturës pyjore, infrastrukturën pyjore, shfrytëzimin e prodhimeve pyjore drunore dhe jo-drunore, mbrojtjen e pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit si dhe mund të udhëheq çdo segment të ndërlidhur me pyje dhe resurse shoqëruese pyjore. Kjo praktikë, po e përsërisë “sui generis” rezultojë me zëvendësimin e profesionistëve të pylltarisë me profesionistë të lëmive tjera dhe atë jo vetëm në pozita  udhëheqëse dhe menaxheriale por edhe në pozita dhe aktivitetet  puro profesionale!

 

A janë profesionistë e shkencave të pylltarisë fajtor për gjendjen e në të cilën gjendet ky sektori në Kosovë?

Përgjigjen në këtë pyetje duhet kërkuar nga parimin se “ njeriu gjithmonë duhet të niset nga analiza e veprimeve të veta për gjendjen dhe vështirësitë në të cilat gjendet”.

Në rastin konkret edhe ne profesionistët e pylltarisë bartim një pjesë të fajit në të cilën gjendet ky sektor, për shkak se nuk arritëm të jemi këmbëngulës e as vizionar ta promovojmë profesionin, por u dorëzuam qoftë pse u detyruam, qoftë nga  interesat materiale e financiare, frika e  naiviteti e shkaqe tjera dhe në një formë apo tjetër iu nënshtruan injorimit, përdhosjes intelektuale e morale dhe me dashje dhe pa dashje ju veshëm karvanit dhe imponimit të degradimit të rëndësisë së shumëfishtë ekonomike,sociale dhe mjedisore të pyjeve dhe rëndësisë së shkencave pyjore. Numër shumë i vogël i profesionistëve ngeli i pa prekur. Kuptohet cilët.

Meqenëse udhëheqësit e emëruar nga politika dhe personat me ndikimi ( feudët) nuk kishin njohuri bazike për lëmin e pylltarisë, shumë shpejtë e diktuan stilin e tyre të punës duke kërkuar nga profesionistët e pylltarisë të raportojnë për  numrin e kamionëve dhe traktorëve të konfiskuar me material drunor, numrin e fletëdenoncimeve të ngritura ndaj prerësve jo ligjor të pyjeve dhe dëmtimeve tjera, numrin e fletëdenoncimeve të realizuara, numrin e personave të dënuar dhe të burgosur,  numrin e bastisjeve e veprime tjera ekzekutive të cilat janë pjesë e pylltarisë, çështje të cilat nuk kërkojnë njohuri e as profesionalizëm të veçantë. E  gjithë dija e këtyre “ shefave” dhe “profesionistëve” ishte dhe vazhdon të jetë kjo. Edhe më keç, në opinion,media të shkruara dhe elektronike, udhëheqës qeveritar dhe në shoqërinë Kosovare, shkencat e pylltarisë nga shkenca shumëdimensionale me rendësi ekonomike, sociale dhe mjedisore, me rendësi jetike për njerëzimin dhe gjallesat tjera u transferuar në ndjekje, kapje, dënim dhe burgosje të dëmtuesve të pyjeve.

Këtu dështuan edhe ata pak profesionist të cilët u detyruan që terë  energjinë, përpjekjet, njohurit dhe dijen profesionale e shkencore ta shpenzojnë dhe arsyetojnë  në diçka që nuk është profesionale e kurrsesi shkencore- në mbrojtjen e pyjeve nga faktori njeri!.

 

UDHËHEQËSIT E SEKTORIT TË PYLLTARISË ME SUKSES E IMPONUAN “DIJEN” DHE “NJOHURIT” E TYRE TEK QEVERITARËT DHE PARLAMENTARË, BILE EDHE TEK DISA ORGANIZATA DHE INDIVID NDËRKOMBËTAR

 

Ky degradim profesional e shkencor i lemisë së pylltarisë në mënyrë zinxhirore u bartë tek mediet elektronike dhe të shkruara, udhëheqësit më të lart politik e shoqëror dhe pothuajse në terë shoqërinë Kosovare!!! Vetë fakti se asnjë nga politikanë në asnjë prononcim e as në fushata elektorale apo intervistë nuk u morë me  nevojën e përmirësimit të strukturës sasiore dhe cilësore të pyjeve, plotësimin e nevojave të popullatës me material drunor, rolin e pyjeve në absorbimin eCO2, rolin e pyjeve në zbutjen e ndryshimeve klimatike, prodhimin e biomasës drunore,mbrojtjen e tokave nga erozioni, shtimin dhe pastrimin e rrjedhave ujore, turizëm, rekreacion, pushim e  shumë e shumë role dhe ndikime tjera në jetën dhe ekzistencën e njerëzimit dhe qenieve tjera të gjalla, por përkundrazi ashtu siç u kishin referuar të emëruarit dhe zgjedhurat nga ta, zakonisht në këtë mënyrë i përmbyllnin diskutimet e tyre:

Pyjet duhet mbrojtur dhe duhet ashpërsuar masat ndëshkuese dhe funksionimin e organeve të drejtësisë sepse rrezikojmë të ngelim pa mushkëri”.

Disa lider të projekteve ndërkombëtare jo profesionist dhe pa përvojë në lëmin e pylltarisë, me mjeshtri dhe dinakëri  në projektet e tyre, punësuan njerëz jo profesional dhe jo kompetent dhe zbatuan si kriter kryesor njohjen e gjuhës Angleze.  E kuptueshme se të njëjtit frikoheshin se do të kundërshtoheshin nga profesionistët kompetent por edhe do të vërehej pa aftësia dhe mungesa e njohurive të tyre, ndërsa zakonisht jo kompetentët janë të dëgjueshëm dhe shërbëtor të mirë.

 

E njëjta skemë ndodhi edhe me rastin e shpalljes së zonave të mbrojtura të natyrës ( parqeve kombëtare)

Derisa që nga shekulli 14-të, profesionistet e shkencave  të pylltarisë u morën me Silvikulturën Pyjore, ne “ avancuam” dhe merremi vetëm me ndëshkime në shekullin 21-të “ Avancim kolosal”! Thënë shqip mjerim.

Duke e par dhe nuhatur dobësimin, neglizhencën dhe injorimin e profesionisteve të pylltarisë, , profesionistët e mjedisit dhe të lëmive tjera të ndërlidhura,me mençuri dhe dinakëri e shfrytëzuan rastin dhe dolën me ide te shpalljes së rajoneve të tëra pyjore “ Parqe Kombëtare” e zona tjera të mbrojtjes. Arsyeshmëria kryesore e profesionisteve të mjedisit e cila u bart edhe tek vendimmarrësit qeveritar e parlamentar: Komisione Parlamentare, Qeveria, Ministri, Fakultete, Institute, shoqata Jo-qeveritare, konsulent vendor dhe ndërkombëtar, ishte se shpallja e parqeve kombëtare i ndalon prerjet ilegale dhe nuk kishte arsyetim tjetër- paradoks tjetër. U fitua përshtypja se me shpalljen e parqeve kombëtare, me automatizëm do të ndërpriten prerjet ilegale! Kjo teze e pranuar dhe miratuar nga vendimmarrësit e Kosovës, jo vetëm që i demantoj përpjekjet e përgjegjësve të menaxhimit te pyjeve se janë të përkushtuar në mbrojtjen e pyjeve nga prerjet jo ligjore, përkundrazi  ua demantoj  “dijen” dhe “profesionalizmin” që në mendjet e tyre i dinin të gjitha gjërat në pylltari.. Bile profesionistë të ndryshëm shkuan edhe më larg në shpjegimin e vlerave të ekosistemeve, specieve bimore dhe shtazore te rralla, rrezikuara, në zhdukje, endemike, endemike-relikte, relikte, habitateve me vlera të veçanta, biodiversitetit të pasur, peizazheve specifike pa kyçjen dhe prezencën e profesionistëve të shkencave të pylltarisë. Nga shpjegimet e bëra në seminare, media, tryeza e gjetiu, u fitua përshtypja se profesionistet e Pylltarisë dhe shoqëria në përgjithësi për herë të par po dëgjon dhe po informohet për këto vlera!!!

Asnjëherë dhe nga asnjeri prej tyre nuk u dëgjua dhe argumentuar njohuria shkencore dhe praktike se si do të menaxhohen këto vlera dhe cili do te jetë ndikimi në nevojat e popullatës për material drusor dhe prodhime tjera pyjore! Nuk mund ti fajësosh promovuesit dhe ekspertët të cilët ose nuk kanë dëgjuar ose nuk e kuptojnë domethënien:Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve. Asnjëherë dhe askush nuk i rrahu mendjes se njerëzit e shkencës së pylltarisë, edhe shkencëtar tjerë kanë pasur njohuri dhe i kane trajtuar këto gjera edhe para shekullit 14-te.

Zhvillimi i te gjitha këtyre ngjarjeve nga profesionistet e pylltarisë u përcoll në heshtje dhe qëndrim anash. Kishte shume pak reagime spontane dhe të çakorduara dhe asnjeri nuk mori kurajën dhe guximin profesional qe se paku të thotë:<< Akordohemi me ekzistimin e këtyre vlerave>>; << Këto vlera i dinim para jush>>; << Këto vlera umbrojtëm dhe u  kultivuan meshkuj e dekada nga profesionistët e shkencave pyjore”; “ Sikur ne mos ti kishim mbrojtur kultivuar dhe kujdesur këto vlera natyrore çfarë do të konservonit ju???.

Po e përmbyll me thënien ”‘ Kur maçorrët mungojnë minjtë bëjnë dasmë”