Inagurohet aksi i ri prej 192 kilometrash të autostradës që lidh rrugën nga Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, deri në Izmir, metropol në brigjet e Egjeut. Sipas zyrtarëve, autostrada Stamboll-Izmir, punimet e së cilës filluan në vitin 2010 dhe e cila përfshin një distancë totale prej 404 kilometrash, do të jetë një nga arteriet kryesore të transportit të Turqisë që lidh zonën e Marmarasë me Egjeun, Mesdheun Perëndimor, dhe rajonet perëndimore të Anadollit.

Ura Osmangazi, pjesë kyçe e projektit, u hap në vitin 2016 dhe ka shkurtuar udhëtimin për 1 orë e gjysmë.

Deri tani udhëtimi Stamboll-Izmir bëhej përmes rrugës aktuale, 515 km e gjatë.

Përgjysmimi i kohëzgjatjes së udhëtimit midis Stambollit dhe Izmirit pritet t’u kursejë udhëtarëve kohë dhe para.

Kostoja prej 7 miliardë dollarësh e projektit është mbuluar nga kompania që do të jetë operatore e autostradës për një periudhë të pacaktuar kohore, gjë që nënkupton se nuk janë përdorur fonde publike gjatë procesit të ndërtimit.

Megaprojekti në fjalë siguroi punë për rreth 5.000 veta gjatë ndërtimit dhe do të vazhdojë të sigurojë 1.000 vende pune për mirëmbajtjen dhe shërbimet operative.

/ AA AGENCY