Një byzylyk inteligjent ju lejon të përdorni gishtin tregues si telefon, falë teknologjisë që përçon zërin nëpërmjet vibracioneve, përmes kockave të dorës. 

Byzylyku Get, i cili kushton 250 dollarë lidhet me smartphonin tuaj dhe përkthen tingullin nga pajisja juaj në vibrime, të përçuara në gishta.

Përdoruesit thjesht duhet të mbajnë një gisht në veshin e tyre për të folur në telefon dhe të bëjnë thirrje dalëse duke përdorur teknologjinë e njohjes së zërit të byzylykut. Për shkak se pajisja përdor vetëm dridhje, në vend të zërit, bisedat nuk mund të dëgjohen nga njerëzit aty pranë.

Get nuk ka butona dhe asnjë ekran, por përdor zërin dhe gjestet për të kontrolluar tiparet e tij, sipas shpikësit italian. Dizenjuar në Milano, byzylyky është përshkruar si një bashkim i orës së zgjuar dhe Fitbit. Teknologjia gjithashtu regjistron rrahje zemre, kalori të djegura dhe mund të kujtojë përdoruesin që të pijë ujë, si dhe dërgimin e thirrjeve, teksteve dhe njoftimeve për përdoruesit.

Ai përdor njohjen e gjurmëve të gishtërinjve për tu aktivizuar, domethënë rripi i orës mund të përdoret gjithashtu për pagesat pa kontakt. Të gjitha gjestet për të kontrolluar byzylykun janë lehtësisht të personalizueshme dhe teknologjia e gjestit Deed ka një API të hapur, kështu që Get mund të përdoret me pajisje të tjera.

Get mund të sigurojë një sistem të sigurt të pagesave falë teknologjisë biometrike të gjurmëve të gishtave. Për më tepër byzylyku inteligjent ka një kohë të shpejtë tëkarkimit, por jetëgjatësi të gjatë të baterisë dhe ka një çmim më të favorshëm sesa zgjidhje të ngjashme.

Dridhjet udhëtojnë nga dora juaj deri në gisht, kështu që ju jeni në gjendje të dëgjoni tingujt pa pasur nevojë për një folës. Parini dhe ekipi i tij vlerësojnë se pajisja inteligjente do dalë në shitje në mars 2020.