Një fyt artificial që mund të vishet mund t’u japë zë atyre që kanë mbetur pa të, si pasojë e lëndimeve të kordonit të zërit: i vishet qafës si një ”tatuazh” i përkohshëm dhe është i aftë të transformojë lëvizjet e fytit në tinguj, shkruan revista ”Acs Nano”.

Prototipi i bërë është i bazuar në detektorë që matin lëvizjet e lëkurës njerëzore dhe i konvertojnë ato në tinguj. Është si një fyt artificial, i hollë dhe i ngjashëm me ngjyrën e lëkurës, i bërë nga grafeni i përpunuar me lazer.

Studiuesit përdorën ujë për ta lidhur atë në lëkurë dhe e lidhën atë me elektroda në një brez të vogël në krah, i cili përmban një qark, një mikrokoordinator, një përforcues të fuqishëm dhe një dekoder.

Gjatë eksperimentimit, kur vullnetari imitoi lëvizjet e fjalëve me fyt, aparati i shndërroi ato në tingujt e emetuara, si fjalët “Ok” dhe “Jo’’.

Sipas studiuesve, në të ardhmen, memecët mund të trajnohen për të gjeneruar sinjale me grykën e tyre, me qëllim që t’i përkthenin fjalët me anë të këtij instrumenti.