Tiranë më 20.7.2019

Qëndrim i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

Ajo përkrah dhe mbështet qëndrimet patriotike e qytetare të Ramush Haradinajt.

Me dorëheqjen e tij Ramush Haradinaj u tregua dhe po tregohet si Burrë Burri, vlerësimi më i lartë tradicional në trojet tona etnike shqiptare.

Në Hagë nuk është në pyetje vetëm fati i “Ramush Haradinajt”, por fati i ardhmërisë së Kosovës.

Me dorëheqjen e tij, Ramush Haradinaj u tregua si Burrë Burri, vlerësim tradicional në trojet tona etnike shqiptare e jo si burrë shteti pasiqë opinioni i përfituar deri tani për shtetarët shqiptarë i identifikon ata si epitet për t’u krahasuar me të keqen.

Nënvizojmë se ashtu sikurse thirrja e parë në Hagë e Ramush Haradinajt doli e provuar se ishte e pa bazë, tani për së dyti herë thirrja e tij atje jo vetëm se është e pa arsyeshme, e pamotivuar në një kohë kur ai kishte qenë edhe një herë aty, por me prapavi ogurzezë për ecurinë e fateve të Kosovës.

Por me sa duket qartë kësaj radhe në Hagë është “thirrur”, Kosova viktima e ish Jugosllavisë, alias Serbisë, jo vetëm e vetëm për ta “rehabilituar” këtë të fundit pa dhënë llogari dhe pa kërkuar falje dhe jo vetëm kaq por për ta shpërblyet po prapë se prapi në kurriz të Kosovës e shqiptarëve atje e kudo që ata ndodhen.

Vërejmë se ajo që u fitua ballë perballë në luftë nga UÇK, e përkrahur nga fuqitë e personalitetet përparimtare në botë, sikurse është pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, është në pikëpyetje sot në “paqe”, nga kulisa e komplote  lokale, rajonale, ndërkombëtare të përkrahura edhe nga matrapazë e armiq shqiptarë.

Për sa më sipër një pengesë e pakapërcyeshme ka qenë dhe do jetë Ramush Haradinaj, i cili meriton përkrahjen tonë, por duke e lexuar qartë situatën një pengesë e tillë për armiqtë e kombit do jenë edhe të tjerë që si mungojnë këtij vendi.

Prandaj Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizrën, përkrah dhe mbështet qëndrimet patriotike e qytetare të Ramush Haradinajt.

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren