Qeveria italiane ka në plan të përdorë më shumë burime financiare në luftën e saj kundër emigrantëve që arrijnë me anije, thanë zyrtarët.

Komentet vijnë ndërkohë që numri i të ardhurve po rritet, duke e shtuar trysninë ndaj ministrit të brendshëm Matteo Salvini.

Rreth 47 emigrantë u sollën në breg të martën para agimit nga një anije patrullimi e policisë italiane, ndërsa një anije bamirëse e refuzuar nga Italia shpëtoi 44 vetë në Mesdheun qendror dhe tha se ata do të transferoheshin në Maltë gjatë ditës.

Pas një rënieje të shpejtë muajt e fundit, numri i emigrantëve është shtuar që nga qershori.

Kontrabandistët e qënieve njerëzore gjithnjë e më shumë po i fusin anijet e tejmbushura me emigrantë thellë në ujërat ndërkombëtare për t’iu shmangur rojeve bregdetare libiane të financuara nga Italia.

Salvini, i cili e ka ndërtuar kredibilitetin e tij politik kryesisht me përpjekjet për të ndalur fluksin e emigrantëve, i shkroi homologut të tij tunizian duke i kërkuar të bëjë më shumë për të penguar nisjen e njerëzve nga Tunizia dhe për të pranuar me shpejtësi ata që kapen duke ikur.

Gjatë 18 muajve të fundit, numri më i madh i emigrantëve që hyjnë në Itali është nga Tunizia.