Në Itali Interi shiti abonimet në kohë rekord dhe hapi menjëherë fushatën e prenotimeve të për sezonin e ardhshëm, diçka kjo që u pa si risi në Serinë A, por në Gjermani zhvillohet një tjetër diskutim.

Skuadra e Bayernit të Mynihut ka njoftuar sot se pas një muaji e gjysmë nga nisja e shitjeve të abonimeve dhe biletave, “Allianz Stadium” do të jetë tërësisht i mbushur për ndeshjet e Bundesligës.

Klubi 7 herë radhazi kampion në Gjermani ka arritur të shesë pa filluar ende sezoni, të gjitha biletat e ndeshjeve të ardhshme të kampionatit, duke garantuar për skuadrën e Kovaç një mbështetje prej rreth 75 mijë tifozësh në çdo takim.

Në fakt “Allianz Stadium” ka qenë gjithmonë plot, që prej vitit 2007, pasi janë shitur të gjitha biletat, pavarësisht ndeshjes dhe kompeticionit, por ndryshe nga herët e tjera, këtë verë janë shitur pa filluar ende sezoni.

E ndonëse me një besnikëri të tillë për t’u pasur zili, Bayerni i Mynihut qëndron në vendin e dytë për numrin e tifozërisë në kampionatin gjerman, pasi kreu mbahet nga tifozët e Borussias së Dortmundit, me një mesatare prej 80.500 spektatorësh për ndeshje.

Please follow and like us: