Nё fund tё ditёs sё djeshme, si KM Rama, ashtu dhe udhёheqёsi i opozitёs, Basha, shpallёn “fitoren” e tyre. Qё do tё thotё se ata po vazhdojnё barrikadimin nё llogoret e luftёs politike.

Nё gjykimin tim, nuk ka arsye pёr fitore, jo vetёm tё kёtyre tё dyve, por as tё kastёs politike shqiptare, nё pёrgjithёsi. Veҁ qetёsisё dhe pjekurisё qytetare tё shqiptarёve, si dhe refuzimit masiv pёr t’iu kthyer sё vjetrёs moniste, 30 qershori dёshmoi pёr ekzistencёn e njё hendeku tё thellё midis popullit dhe kastёs sunduese politike. Ndёrkohё qё kjo e fundit pёrleshet pёr pushtet, populli lufton pёr mbijetesё. 30 qershori iku, po hallet e popullit mbeten po ato: varfёria ekstreme, papunёsia e lartё, shёrbimi shёndetёsor inekzsistent. Pёr pasojё- pёrpjekje me tё gjitha mёnyrat dhe mjetet pёr largim nga atdheu, kudo qё tё munden, por sa mё larg Shqipёrisё.

Kasta politike duhet t’i lexojё mirё rezultatet e 30 qershorit dhe qё sot, me 1 korrik, tё heq dorё nga deklaratat “triumfuese” dhe tё ulet nё tavolinёn e bisedimeve pёr t’u dhёnё udhё problemeve tё mprehta politike, ekonomike dhe shoqёrore qё ka vite qё ulёrasin.

Edi Rama duhet tё jetё bindur, mё sё fundi, qё zgjedhje demokratike pa opozitёn nuk mund tё ketё. Lulzim Basha duhet tё jetё bindur qё vetёm rruga ёshtё e pamjaftueshme pёr tё ardhur nё pushtet. Miqtё tanё ndёrkombёtarё, gjithashtu duhet tё jenё bindur qё politika e standardeve tё dyfishta – tё tjera pёr qytetarёt e tyre dhe krejt tё tjera pёr shqiptarёt, tashmё ёshtё konsumuar.

Ditё e re, nafakё e re – thotё populli. T’i pёrvishemi tё gjithё punёs pёr pёrballimin e detyrave dhe sfidave tё ditёs sё re!