Napoli ka blerë zyrtarisht mbrojtësin e Roma-s Kostas Manolas për 36 milionë, duke aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarit.

Greku 28-vjeçar ka  firmosur kontratën mbrëmjen e së dielës dhe pritet të fluturojë javën e ardhshme në Napoli për vizitat mjekësore.

Roma ka postuar një deklaratë zyrtare në Twitter ku konfirmon shitjen 36 milionë euro, kosto e klauzolës së lirimit të lojtarit.

Mendohet se Manolas ka firmosur për pesë vite dhe do të fitojë 3.5 milionë euro plus bonuse.

Ndërkohë Diawara do të shkojë në Romë pasi të përfundojë Kupa e Afrikës për 18 milionë euro plus 3 milionë bonuse.