Maja e Hekurave, pika më e lartë e bllokut të Jezercës, në Alpet e Veriut,

  (Këtu autori i kësaj poezie i ka kaluar të 20 verat e para të rinisë së Tij).   

   -Udhëtoj shpesh, (me mend), me karvanin e  vrritarëve, për në bjeshkë…,në Shtyllë të Grisë-

…!

Ta duam këtë emër:-Shtylla e Grisë,

Dije mirë,kallxoja gjithëkujt, o djalë:

-T’ja dijmë kimetin…, është hyjnore,

Aty jetohet…,bash si në  përrallë.

1.

Kalojmë,vijën e Dubravçit,mbi Kishë,

Marrim hijen,gështenjave përpjetë,

Flladitem njëherë,në Gurrën e Grisë,

E besoj:-Jemi nisur për në bjeshkë.

2.

Ku dahen rrugët, pushimi i parë,

Aty mblidhet karvaji i katundit,

Kokrrohet, avash, brijës Muzi Kurtit,

Nusja ma e re, gjithmonë,e fundit.

3.

Kah e Rrzuemja e Çutës,(kujdes),

Aty asht’ terr, edhe në mesditë,

Në Shtek,tu bojlia e Baram Zmajlit,

Mbarojnë gështenjat, hapen sytë.

4.

Në Fushë-Llozhën, dalim prej hijes,

Mrizi i thotë: -lamtumirë vrrinit,

Prroni i Territ, Lejthia gurbardhë,

Një test i fortë, starti i fillimit.

5.

Të jeshë sa të duash djalë i zoti,

Me korin e gjinkallave përpjetës,

Te Kroni i Morajës, del i djersitur,

Kah’ Molla e Idhët e Ara e Çelës.

Aaah, Ai-Krue don shumë kujdes,

Rinia, këtë punë mire nuk e di (!),

Edhe kali i shkumuem-buzëtharë,

Aty,(menjëheri),rrezikohet kur pi.     1)

“Si plajm bore reshë rreth majës,

Dhamtë, t’i pinë kroni i Morajës…”

(Këto dy vargje, diku i kam shkrue,

Për Kronin e bjeshkës-ujëbekue).

6.

Mbi Kodër të Morajës, leqe-leqe,

Në Tella të Poshtme duhet pushimi,

Lugut Dikçorit, Rogave të Gabelëve,

Hap-mbas-hapi,vjen rritet freskimi.

7.

Rrasa mbi Dikçur, len sherbelen pas,

Aty,nis e fry, flladi i bjeshkës Epër,

Muret e Gashit, pushimi i fundit,

Nën Qafë-Shtyllë,thik’ të përpjetës.

Gurrcin e Epër,lamë në të djathtë,

Në të majtë, Rrasën e Sukbukurit,

Lugut të Qafës, mbi ortiqet e borës,

Teferig i hollë frynë, i bjen përçukut.     2)

8.

Të rinjëve griçorë, dua tua kujtoj,

-Kujdes nën Qafë, tu Shkalla e Keqe,

Aty,kuajt ndihmohen që të ngjitën,

Patkonjtë-gaca e flakë nëpër leqe.

9.

Aaah, dhe vetëm 100 metra ma nalt,

Ndihesh Mbret, sapo shkelë në Qafë,

-Hallall,-ju thue ortigjeve ku u ngjite,

Sheh përpara një botë të pahesapë.

…!

Nga këtu, syri gjënë hapsirën e vet,

Shpirti, fort gufon, don me fluturue,

Një pushkë-haber, kërcet nga gëzimi,

Orët e bjeshkës në pritje i ka ftue…!

10.

Për gjysëm ore, në Rudinë të Liqenit,

Ndalojmë-ulim kryet kuajve,uji me pi,

Shtrihemi rudinës së butë, jeshil-llek,

Ndjehemi të lumtur, dehur,(pa raki!).

11.

Kijet byraten në stomije të rudinës,

Plisatë, me brina i gjuejnë përpjetë,

Kumona e dhenve, përcillet shpatit,

Trokaça e dhive, ushton nëpër çetë.

12.

Tani bjeshka merr një fytyrë tjetër,

Mbushur bar e lule, si nuse na pret,

Ndër breza, griçorët krushqit e saj,

Krenarë…, mbi shtratshpirtin e vet.

…!

Ta duam këtë emër: -Shtylla e Grisë,

Dije mirë, kallxoja gjithëkujt,o-djalë,

T’ja dijmë kimetin…, është hyjnore,

Aty jetohet…, bash si në  përrallë.

./.

1) Në kronin e Morajës,gjithmonë duhet me pushue pak, përpara se të pish uji.

   2) Perçuku = bar i gjatë dhe i fortë, që del nëpër shkembinj, grumbuj-grumbuj.

`                                                                                 ./.

-Nga libri “Duhama e Valbonës”, Kristalina KH, Tiranë 2016-

Please follow and like us: