Një ditë më parë UEFA publikoi renditjen fillestare me 10 golat më të bukur të sezonit 2018-19 në Champions League, duke renditur në vend të parë realizimin e Cristiano Ronaldos ndaj Manchester United dhe në të dytin golin e Lionel Messit ndaj Liveproolit.

10 golat më të bukur në Champions League sipas UEFA-s!

Vetë UEFA hapi një votim në internet ku tifozët votuan për të zgjedhur golin më të bukur të këtij kompeticioni, për sezonin që sapo përfundoi.

Në bazë të llogaritjeve goli i Messit ndaj kampionëve të Europës nga goditja e dënimit, që përkoi me golin numër 600 në karrierën e argjentinasit u zgjodh goli më i bukur.

Me këtë votim, tifozët përmbysin renditjen fillestare të UEFA-s, duke nxjerr Messin mbi Ronaldon.

Goli më i bukur në Champions League i zgjedhur nga tifozët!