Rihanna është zyrtarisht femra më e paguar në botën e industrisë së muzikës.

Në listën vjetore të Forbes për vitin 2019, 31-vjeçarja kryesonte si këngëtarja më e paguar dhe nëse jeni kuriozë ju themi që pasuria e saj kap shifrat prej 600 milionë dollarë. Pos fitimeve në muzikë, Forbes raporton se linja kozmetike e saj, Fenty Beauty, i ka sjellë 570 milionë dollarë në vetëm 15 muaj biznes.

Paralelisht me linjën kozmetike, këngëtarja zgjeroi idetë dhe fuqitë e saj duke krijuar linjën e të brendshmeve, Savage x Fenty, që u lançua më 22 maj të këtij viti; një tjetër biznes që zgjeron edhe më shumë pasurinë e saj.