Dhurata Dora publikoi disa javë më parë projektin e saj më të fundit muzikor, këngën me titull ‘Zemër’, i cili ishte një bashkëpunim me reperin e huaj, Soolking.
Kënga u kthye në një hit menjëherë dhe këtë e vërtetojnë dhe klikimet e shumta që ajo ka marrë në kanalin e ‘Youtube’. ‘Zemër’ numëron sot 100 milionë klikime brenda vetëm një muaji dhe në një moment të rëndësishëm si ky, Dhurata ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e kanë dëgjuar këngën me anë të një postimi në ‘Instagram’, krah së cilit ka shkruar: “Jam shumë e lumtur të ndaj bashkë me ju suksesin e 100 milionë klikimeve në këngën ‘Zemër’. Faleminderit të gjithë ata që pëlqejnë muzikën time, çdo sukses i imi ju dedikohet juve”.