Rritja e biznesit të futbollit vijon edhe në vitin 2019. Sipas klasifikimit të Forbes, 20 klubet kryesore në botë regjistruan një vlerë mesatare prej 1,75 miliardë dollarësh. Kjo shifër është në rritje me 3,4% krahasuar me vitin e kaluar (1,69 miliardë dollarë).

Edhe të ardhurat mesatare për 20 klubet kryesore janë rritur nga 428 milionë dollarë në 499 milionë dollarë.

Në klasifikimin e klubeve me vlerën më të lartë, në vend të parë është Real Madrid që lë pas Manchester United me vlerë 4,239 miliardë dollarë.
Në aspektin e vlerës, Manchester United ka zbritur në vendin e tretë me 3,808 miliardë dollarë, kurse Barcelona, renditet në vend të dytë, me vlerë 4,021 miliardë dollarë.

Ndër klubet me rritje të ndjeshme të vlerës së tyre, rekordin pozitiv e mban Tottenham (+31%), ndërsa rekordin negativ e mban West Ham (-18%).
Të ardhurat operative ishin 77 milionë dollarë, në rënie krahasuar me 84 milionë dollarë vitin e kaluar. Megjithatë, edhe në sezonin 2017/2018, vetëm tre klube të top 20 regjistruan humbje operative: Barcelona (-37 milionë dollarë), Milan (-27 milionë dollarë) dhe Everton (-11 milionë dollarë).

Sa i përket të ardhurave, rritja kryesore vjen nga ecuria në Champions League. Në këtë drejtim, Real Madrid është klubi që ka fituar më shumë: 100,8 milionë dollarë. Në vend të dytë, Roma, e cila arriti deri në fazën gjysmëfinale, me 95,3 milionë dollarë dhe Liverpool në vend të tretë, me 92,4 milionë dollarë.

Linku i plotë:

https://www.forbes.com/sites/mikeozanian/2019/05/29/the-worlds-most-valuable-soccer-teams-2019/#2349435440d6