Mё 31 Maj 2019 Kosova e shpalli person tё padёshirueshёm rusin Mihail Krasnoshҁenko, pёr shkak se, me 28 Maj, ai e pengoi policinё nё kryerjen e operacionit pёr arrestimin e tё dyshuarve pёr krim tё organizuar dhe kontrabandё, duke shfrytёzuar pёr kёtё qёllim makinёn zyrtare tё UNMIK-ut.
Kёtё veprim tё autoriteteve tё Kosovёs, Ministria e Punёve tё Jashtme tё Rusisё e vlerёsoi si shprehje tё qёndrimit mospёrfillёs tё Prishtinёs ndaj Kombeve tё Bashkuara dhe normave ndёrkombёtare tё komunikimit diplomatik. Ndёrkaq, zёdhёnёsi i OKB-sё, Farhan Hak deklaroi se Kosova nuk mund tё marrё njё vendim tё tillё, sepse, sipas tij, koncepti i “persona non grata” zbatohet nё marrёdhёniet midis shteteve, por jo pёr punonjёsit e OKB-sё.

E vёrteta e thjeshtё ёshtё se, pёr shkak tё veprimeve tё paligjshme, Kosova shpalli person tё padёshiruar njё shtetas rus, i cili, mbase, jo rastёsisht, ёshtё pjesё e stafit tё UNMIK-ut dhe qё, pёr fat tё keq, abuzoi me postin e tij. Kryeministri Haradinaj e klasifikoi atё si spiun qё veproi kundёr Kosovёs, nёn petkun e Kombeve tё Bashkuara.

Nё bazё tё Konventёs sё Vienёs dhe kompetencave kushtetuese e ligjore mbi statusin, imunitetet dhe privilegjet diplomatike, Kosova ka plotёsisht tё drejtё tё shpallё person tё padёshirueshёm ҁdo shtetas tё huaj qё cёnon sigurinё kombёtare tё vendit, pavarёsisht se punonjёs i kujt ёshtё. Kjo ёshtё njё praktikё e njohur diplomatike, e ligjshme dhe legjitime.

Ështё momenti pёr t’i kujtuar Moskёs se shpallja person i padёshirueshёm i njё shtetasi tё saj, nga ana e Kosovёs, dёshmon se ajo ёshtё, jo pseudoshtet, siҁ e etiketon Kremlini, por shtet i njёmendtё dhe Rusisё nuk i mbetet gjё tjetёr, veҁ tё respektojё vendimin e njё shteti tё vёrtetё dhe dinjitoz.
Uroj qё ky rast t’i shёrbejё Presidentit Thaҁi pёr t’u kthjelluar dhe qartёsuar qё, edhe pas takimit “historik” me Putinin, Rusia vazhdon tё mbetet njё kundёrshtare e egёr dhe aktive e pavarёsisё dhe shtetёsisё sё Kosovёs.