Hudhra është e pasur me vajra esencial, vitaminë A, B1, B2 dhe vitaminë C, si dhe me mineralet siç janë: kalciumi dhe hekuri, si dhe aminoacidet dhe enzimat.

Konsumoni hudhër të freskët ose të përpunuar termikisht, varet nga arsyeja për të cilën ju nevojitet.

Hudhra e freskët është e mirë në luftën kundër baktereve, viruseve, kërpudhave dhe parazitëve. Nëse hudhrën e gatuani me perime, atëherë lirohet përbërësi ahoin, i cili e bën atë efektiv në luftën kundër kancerit dhe infarktit. Sigurisht, dihet se konsumimi i hudhrës e zvogëlon tensionin e gjakut me 10%, e përmirëson funksionin e mëlçisë, veshkave dhe prostatës. Gjatë kësaj periudhe të ftohjeve dhe gripit, hudhra është zgjidhja më e mirë.

Hudhra gjithashtu është e mirë edhe për herpesin, tharjen e puçrrave, parandalimin e kancerit të mushkërive dhe lythave të lëkurës.

Please follow and like us: