Finalja e Champions League e cila luhet nesër, me 1 qershor është një nga eventet më të ndjekura dhe të shumëpritura futbollistike për të gjithë botën. E veçanta e këtij viti është se në të gjenden dy ekipe angleze dhe pikërisht për këtë arsye kryeqyteti spanjoll, Madridi është pushtuar nga më shumë se 100 mijë tifozë, të gjithë anglezë.

Këtë shifër e konfirmon Ambasada Britanike, ndërkohë që hotelet spanjolle po hasin vështirësi për akomodimin e kaq shumë personave. Nga ana tjetër masa të forta sigurie janë marrë në stadium me 4700 stjuardë gati për të parandaluar çdo rrezik.