5 TETOR 1980, PREJ OTRANTOs ITALI…

Mjedis Europës pa asnjë shpresë, kur na dukej se po afrohej dita me dhanë Shpirt, veç kur ushtoi zani i një Burri pertej Adriatikut, që na dukej një anderr me e ndigjue se asht mesazhi i dashunisë së pritun tash sa shekuj i Papës Madh Polak Gjon Pali II, drejtue Popullit martirizuem Shqiptar nga komunizmi, vetem pse ishte pasues i Prijsit të Madh të shpetimtarëve të Europës, Gjergj Kastriotit – Skenderbe… Na dukej një anderr… Ishte Mesha Shenjte që Papa po lutej per të Krishtenët e zhdukun nga Gjenocidi i Shek. XX…

N’ atë Token e zharitun ku Kishat hilleshin n’ erë, e Klerikët vriteshin e vareshin per një Pagzim, si atëherë.., kur turqit e anadollit i venin të ngulun nder hunjë e Gjaku i Tyne, ashtu si mbas vitit 1944, derdhej rrkajë tue u perplasë per shkamijtë e Rozafës plakë!

E, bash nga një Zemer e Madhe pershëndetej një Popull i vogel gati i harruem n’ tortura:

“E kështu sot nuk mund të mos e hjedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike e Shqipnisë tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasunohet nga dishmia e Martirëve të saj; ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe besimtarë të thjeshtë”.

6 MAJI 1988 Një grup Shqiptarësh nga Amerika shtegtuen drejt Romës për me u takue me Papen Gjon Palin II. Ky ishte takimi i parë i Karol Wojtilës me Shqiptarë t’ arratisun, takim i cili u pasqyrue nga At Daniel Gjeçaj… Me atë rasë në sallën Klementine në Vatikan, Papa mbajti një fjalë historike dhe me atë rasë u ba edhe lutja drejtue Zojës së Këshillit të Mirë për Popullin Shqiptar, tue u perfshi edhe Kosova.

25 PRILL 1993 Papa në Sheshin Skenderbeu tha: “Nuk mundem mos t’ përshëndes një person fort të përvuejtun që ndodhet mes nesh. Asht Nanë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dijnë nga vjen, cili asht Atdheu i saj. Atdheu i saj asht këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipnisë ishte pikërisht kjo rregulltare e përvuejtun, kjo shërbëtore e përvuejtun e ma të vorfënve ndër të vorfën që përçonte në tanë Botën emrin e Atdheut  Tuej. Në Té, në personin e Nanë Terezës Shqipnia asht nderue gjithmonë…

Ju falënderoj të dashtun Shqiptarë, për këtë bijë të tokës suej, të Popullit tuej!”

9 TETOR 2003, ROMË – Nanë Tereza shpallet nga Papa Gjon Pali II e Lume…

9 e 10 QERSHOR 2019: Vendimi i Papa Françeskut për me themelue Dioqezën Prizren – Prishtinë, emnimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergji, si Ipeshkvi i Saj i Parë dhe vizita, me 9-10 qershor në Kosovë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, janë ngjarje me randësi historike të marrëdhanieve mjedis Prishtinës dhe Vatikanit, po edhe mjedis Vatikanit e Kombit Shqiptar në përgjithsi. Të shpresojmë!..

Melbourne, 30 Maji 2019.