Sipas një studimi të ri, aktrimi i buzëqeshjes në punë mund të shpie në konsumim të rëndë të alkoolit pas orarit të punës.

Hulumtuesit amerikanë kanë studiuar shprehitë e konsumimit të alkoolit të njerëzve që punojnë në punë të shtetit.

Në këtë studim, i cili është publikuar në “Journal of Occupational Health Psychology”, ata kanë zbuluar se punëtorët që e detyrojnë veten të buzëqeshin dhe të aktrojnë si të lumtur para konsumatorëve janë më të prirë të konsumojnë shumë alkool pas punës.

Hulumtuesit thonë se aktrimi i emocioneve pozitive mund të jetë aq lodhës për disa saqë mund të shpie në konsumim të alkoolit.

Ekspertët thonë se ndonëse të buzëqeshni gjatë punës mund t’ju duket si gjë pozitive, faktikisht ta bëni këtë gjatë tërë ditës mund të jetë shumë e lodhshme.