Pothuajse gjysma e popullsisë globale mund të ketë probleme me shikimin dhe të vuajë nga miopia.

Hulumtuesit në Institutin e Vizionit të Brian Holden në Sydney, Australi kanë analizuar të gjitha rezultatet që kanë dalë nga plot 145 studime, që prej vitit 1995. Ata arritën në përfundimin se ka një rritje të prevalencës së miopisë dhe gjetjet ishin shumë alarmante.

Studimi tregoi se rritjet e parashikuara të miopisë nxiten kryesisht nga ndryshimet e jetesës të karakterizuara nga më shumë aktivitete pranë punës, si përdorimi i kompjuterëve dhe i pajisjeve elektronike portative, duke përfshirë edhe telefonat e mençur.

Faktorë të tjerë të rrezikut të propozuar për miopi përfshijnë orë të zgjatura në klasë dhe më pak kohë jashtë, veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël në vende të tilla si Singapori, Koreja, Tajvani dhe Kina, ku kjo e fundit si pasojë e shifrave të larta është në situatë epidemie nga miopia. Lajm i mirë është, se ka mënyra për t’i mbrojtur fëmijët tuaj.

Një zgjidhje thonë hulumtuesit për reduktimin e kësaj shifre, do të ishte të fiknit pajisjet elektronike, ndërkohë që forma të saj mund të korrigjohen nëpërmjet përdorimit të syzeve.

Autorët e raportit të studimit kanë arritur në përfundimin se prevalenca e miopisë së lartë ka gjasa të rritet shtatë herë më shumë deri më 2050, gjë që do të bënte që miopia të ishte një shkak kryesor i verbërisë së përhershme në mbarë botën.