E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve! – Nga Florim ZEQA

Për të satën herë Policia e Kosovës po keqëpërdorët nga krerët shtetërorë për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit, aferat dhe skandalet korruptive. Dërgimi spektakular i Policisë së Kosovës  në pjesën veriore të vendit u bë me qëllim të mbulimit të dy skandaleve të fundit (i Flora Brovinës dhe fajdeve).

Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe aksioni i policisë nuk e kishte cak “shtrirjen e sovranitetit në veri”, por “luftimin e krimit të organizuar”!

Shkak i kësaj maskarade mashtuese ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit kosovar nga afera skandaloze e fajdeve, e cila përfshiu zyrtarë dhe figura të larta shtetërore.

Përseritja spektakulare e 25 Korrikut 2011

Përderisa aksioni i 25 Korrikut 2011 me pasoja tragjike e solli Dialogun e Brukselit dhe “Zajednicën”, aksioni i 28 Majit 2019 pa pasoja tragjike do të sjellë ndarjen “De Jure” (tragjike) të veriut të vendit dhe jo vetëm.

Aksioni i orkestruar në veri është produkt i treshes Thaçi-Vuqiq-Rama, i mbështetur nga kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj dhe liderë partiakë, por jo edhe nga Prokuroria siq thuhet në arsyetim.

Me aksionin e orkestruar në veri, përveq shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit publik nga aferat korruptive të nivelit të lartë fshihen skandale dhe skenarë të tjerë.

Mbulimi i skandalit të Flora Brovinës në Kuvendin e Kosovës dhe skandalit të fajdeve me spektakël policor në veri të vendit, i përcjellur “online” me syrin e kamerave televizive dhe me “foto-selfije” të policëve gjatë aksionit, e vërteton lojen e pushtetarëve me Policinë e Kosovës.

Sikur të ishte një aksion i rëndomt i policisë, nuk duhej të bëhej kaq bujë e madhe për asgjë!

Vërtetë sikur të ishte aksion i njëmendët i policisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njësia speciale “ROSU” paraprakisht veriut do duhej të zbarkonte aty ku ndodhet kupola e krimit të organizuar, pra në presidencë, qeveri dhe parlament për të arrestuar “peshqit e mëdhenjë”.

Mirëpo, ky nuk ishte një aksion i rëndomtë i policisë, por një skenarë i pergaditur paraprakisht dhe orkestruar mirë mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës zyrtare, i cili e dërgon pashmangshëm veriun drejt ndarjes finale.

Rrezikimi i jetës së policëve, i djemëve dhe vajzave më të mira të këtij vendi për llogari të politikave ditore, është abuzimi më skandaloz dhe më i rënd që ndodhi nga krerët shtetërorë.

Tendenca e krerëve shtetërorë për mbulimin e kupollës së krimit, pisllëqeve me fajdet dhe korrupsionin qeveritar në emër kinse të luftimit të krimit të organizuar në pjesën më të ndjeshme të vendit, përveqse e papranueshme, është e rrezikshme dhe me prapavijë politike.

E papranueshme, për faktin se u bë bujë e madhe mediatike me rastin e arrestimit të disa njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve fare pak të rëndësishëm, duke lënë anash e Bosat e krimit të organizuar dhe personat kyq të lidhur me kontrabandën në veri!

E rrezikshme, për faktin se po realizohet skenari i ndarjes së Kosovës sipas orekseve serbe.

Askush nuk është kundër aksionit të policisë që garanton sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin, përfshirë veriun e vendit, por jo në mënyrë teatrale dhe spektakulare me vonësë 20 vjeçare.

I gjithë ky spektakël u bë për të arrestuar disa kontrabandistë të vegjël, për t’iu dhuruar foto të aksionit mediave vendore dhe ndërkombëtare kinse po luftohet krimi i organizuar dhe korupsioni në tërë territorin e vendit.

Në fakt aksioni policor, i cili do të duhej te ndodhte që 20 vite pa ndërprerë dhe pa spektakël mediatik, është një lojë e pastër dhe e orkestruar në mes të Hashim Thacit; Edi Ramës dhe Aleksander Vuqiqit për të përshpejtuar ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Aksioni i në veri, fillim i pazareve të reja me Serbinë

Kur kësaj i shtohet loja më e re  e Hashim Thaçit me kartën e bashkimit Shqiperi-Kosovë, përveqse e rrezikshme, bëhet ide vrastare per shtetin e Kosoves.

Pra, kjo është është zhvendosje e Kosovës nga shtrati shtetëror dhe kthim i  dialogut të Brukselit në negociata (pazare të reja) territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku vija e kompromisit (ndarjes) do vendoset në thellësi të territorit të Kosovës.

Ndryshe, ky do të jetë pazari i ri i pazarexhinjëve Thaçi-Rama-Vuqiq bashkë me kryeudbashin, Baton Haxhiun.

Frika nga “Specialja”, e ka bërë Hashim Thaçin të harrojë se është nënshkrues i parë i Pavarësisë së Kosovës, mbështetur në “Pakon e Ahtisarit”, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Po ashtu, Hashim Thaci po mundohet të harroj kaq shpejt se deri dje negocioj me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës,…e që deri dje fliste për kompromise të dhimbshme me Serbinë!

Logjika e thjeshtë e thotë të vërtetën, se një njeri si Hashim Thaçi që deri dje u angazhua për ndarjen e Kosovës, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë bashkimin kombëtar, por vetëm mund të sjellë ndarje e copëtim, mallkim e dhimbje për shqiptarët.

Për më tepër se kaq, bashkimin kombëtar nuk mund ta realizojnë argatët e djallit dhe vasalët e Serbisë siq janë Rama e Thaci, rrënues në themel të shteteve që drejtojnë.

Nga një ide që vjen nga një njeri i dështuar dhe i humbur, i kërcënuar dhe shantazhuar nga “Specialja” siq është Hashim Thaçi, përveqse është duke u rrezikuar seriozisht pavarësia e shtetit tonë, është duke u rrezikuar edhe qënja jonë kombëtare nga një luftë e re e përmasave shkatërrimtare në Ballkan.

Ndryshe, më këta liderë të tretur e të shantazhuar vetëm mund të bëhemi “mish per topa” të armiqve shekullor, gjegjësisht rrezikojmë t’i kthejmë vendet tona në koloni të reja të shteteve të rajonit.

Pra, aksioni i 28.05.2019, ishte përseritje e 25 Korrikut 2011 dhe fillim i pazareve të reja me Serbinë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra