Edhe pse ka mbetur një javë nga fundi i kampionatit të Serie A për edicionin 2018-2019, Goal.com ka përpiluar edhe formacionin “top 11” të këtij sezoni që po mbyllet. Habia më e madhe është se nga dy vendet e para, Juventus dhe Napoli, ka vetëm dy futbollistë: Cristiano Ronaldo dhe Koulibaly.

Atalanta, që aktualisht renditet në vend të tretë, përfaqësohet me dy futbollistë: Papu Gomez dhe Josip Ilicic. Asnjë futbollist i Interit dhe Milanit në formacion, ndërsa mungon edhe Roma.