Shqipëria është kualifikuar në finale të Eurovizionit me këngën “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi. Maliqi e cila performoi sonte në natën e dytë të gjysmë finales u kualifikua e treta për në finalen e madhe.

Performanca e saj duket se është pëlqyer nga juria dhe televotuesit, pasi arriti të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale, e cila do mbahet më 18 maj.