I është dhënë  sot lamtumira e fundit, Majorit Klodian Tanushi.

Major Tanushi do të prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Major Tanushi ra në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvilluan homazhet në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën pas shpërthimit të një mine në bazën e NATO-s, në kamp Adazi në Letoni.

Në homazhe morën pjesë familjarë dhe miq të dëshmorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra të qeverisë dhe personalitete të tjera politike dhe përfaqësues të ambasadave në vendin tonë.

Pas homazheve, trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit u përcoll me ceremoni ushtarake drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Disa ditë më parë u zhvillua një ceremoni e ngjashme edhe për nëntetaren shqiptare Zarife Hasanaj, e cila gjithashtu humbi jetën në të njëjtin shpërthim mine në kamp Adazi të Letonisë.