Avokati Naser Husaj, është dënuar me 1 (një) vit burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, për veprën penale lajmërim i rrejshëm, sikurse që i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, “ndalim i ushtrimit të profesionit të avokatisë në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
Kundër këtij vendim të marr nga gjyqëtari Sulltan Dobraj, secila nga pala e pakënaqur, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 21 mars 2017, Naser Husaj akuzohet se, më 1 gusht të vitit 2016, në Prokurorinë Themelore në Pejë, me dashje ka bërë lajmërim të rremë të personit zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së shtetit, që e përfaqësonte prokurori Ersan Çavolli, i akuzuari Husaj ka paraqitur si kryes të veprës penale nga neni 432 (nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore), gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Rrustem Thaqi, edhe pse e ka ditur se i njëjti nuk është kryes i kësaj vepre penale, për të cilën e ka paraqitur.
Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe deklaratave të pandehurit, e ka dënuar avokatin Husaj me 1 (një) vit burgim, si dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit si avokat, për 3 (tri) vite.
Shpallja e këtij Aktgjykimi ishte bërë pa prezencën e të pandehurit Naser Husaj, ndërsa prokurori Çavolli është deklaruar se do analizon gjitha rrethanat fajësuese dhe lehtësuese, pastaj do vendos nëse do ushtron ankesë kundër vendimit të marr nga gjyqëtari i rastit.