Për të katërtin vit rradhazi do të zhvillohet eventi “Global Woman Summit”.

Këtë vit organizimi dhe pritja e të ftuarve do të bëhet në Londër në datat 13 dhe 14 korrik. “Global Women Summit” është një event i cili, të ndara në disa kategori, në bazë të kontributit që kanë dhënë në vendin e tyre, nonminon gratë më influencuese/më të arrira.

Theksojmë që brenda tij një kategori e veçantë i është dedikuar edhe burrave.

E krijuar si lëvizje në vitin 2016, “Global Woman” u themelua nga shqiptarja Mirela Sulo. Pas samiteve të mëparshme mjaft të suksesshme në New York, vendosën që ta sillnin edhe këtë vit, por në Londër. Biseda, tema të ndryshme për të folur, takime dhe në fund ndarja e çmimeve.

Ngjarja mund të shihet edhe nga afër thjesht duke prerë biletën për të hyrë. Ndërsa dhënia e çmimeve do të bëhet në bazë të votave nga publiku në ‘website’-en e tyre.

Në një ngjarje të tillë nuk mund të mungonin edhe emrat më të shquar nga Shqipëria dhe Kosova të nominuar në kategoritë ku ata kanë dhënë kontirubutin e tyre artistik. Më poshtë gjeni nominimet të ndara në kategoritë përkatëse dhe poshtë çdo emri, mund të gjeni opsionin që ju lejon të votoni për atë që dëshironi.

Shqipëria

ALBANIA

Kosova

Kosovo

Ndërsa sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është e nominuar në kategroginë e grave me ndikim ndërkombëtarë ku gjendet përballë emrave si Wendy Willimas apo Paloma Piccasso. Linkun ku mund ta votoni e gjeni më poshtë:

International