14 vite më pas, shikoni golin e parë të Messit pas asistimit magjik të Ronaldinho

Barcelona përballet me Liverpool sot në 21:00 për gjysmëfinalen e Champions League. Pikërisht më 1 maj, datë që rastit me golin e parë të Lionel Messit në vitin 2005.

Ishte ndeshja ndaj Albacete kur 17-vjeçari Messi do zbriste në fushë për Barcelonën dhe do shënonte golin e parë me fanellën “blaugrana”.

“Pleshti” e nisi me gol, pas një pasimi të Ronaldinho, duke gjetur rrjetën me një parabolë, por goli i anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi kjo nuk e ndali argjentinasin që pak minuta më vonë realizoi po thuajse në të njëjtën mënyrë, sërish nga një pasim perfekt i Ronaldinho./TS