Fjalë Rasti e zv/drejtorit Gazetës Alpeve Tropoja”, për Kosovë, z. Halil AHMETI (njëherit dhe kryetar ShoqatësDrini, Gjakovë-Shkodër”) mbajtur në Takimin e Gjakovës 26 prillit 2019, Bibliotekën Rajonale “Dr. Ibrahim Rugova Gjakovë

Me ndjenjën më të ngrohtë të mikpritjes tradicionale, kam nderin që t’iu shpreh mirë se ardhjen time në Gjakovën e Malësisë – Malësisë së Gjakovës.

Prania e juaj në këtë tubim pune zgjon emocionet më të mira pas largimit të moteve që na patën kufizuar në trajtë të padrejtë në periudhën e shkuar.

Zonja dhe zotërinj, motra e vëllezër të respektuar!

Ndjej kënaqësi për prezencën tuaj në këtë tubim përurues, të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizimin e rrjetit të bashkëpunimit tonë vëllazëror me synim për ta krijuar bazamentin monolit bashkëveprues drejt realizimit të aspiratave tona, jo vetëm rajonale, por mbarëkombëtare. Kjo përpjekje duhet të sublimohet përmes bashkëpunimit me Gazetën e Alpeve, që mban titullin “Tropoja, e cila kryesohet nga Bordi Botues i saj i nderuar dhe nga të respektuarit zotërinjtë– drejtori i saj Skënder Përpepaj në Londër e kryeredaktori Ramiz Lushajnë Tiranë, të cilët i urojmë për punën e tyre të suksesshme brenda vitit të kaluar e gjerë më sot.

Zonja e zotërinj!

Botimi i Gazetës së Alpeve “Tropoja” paraqet një eveniment plot krenari për Malësinë e Gjakovës, shtrirja e të cilit do të gëzojë edhe Gjakovën dhe shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë. Në këtë Gazetë të respektuar pasqyrohen rrjedhat e jetës sonë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Pasqyrohet e kaluara e jonë e rëndë historike e përflakur me shumë lufta dhe qëndresë stoike edhe shumë krenare të kombit tonë heroik. Pasqyrohet edhe e tanishmja me të gjitha reliktet e aspiratave tona që ta përshpejtojnë trendin e zhvillimit gjithëmbarshëm të Malësisë së Gjakovës e më gjërë.

Në këtë plan Gazeta e Alpeve “Tropoja” ka misionin e vet ndriçues patriotik edukativ, arsimues e informativ.

Kjo Gazetë e respektuar shpresojmë se do t’u jep përkrahje angazhimeve tona në planin zhvillimor, ekonomik, turistik dhe infrastrukturor në dobi të realizimit të rrjetit sa më solid rrugor e hekurudhor në mes Shkodrës, Malësisë dhe Gjakovës, për çka angazhohet Shoqata “Drini, Gjakovë-Shkodër” e Shkodër-Gjakovë vite me rradhë. Kjo arterie do të ishte në shërbim të zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe forcimit të punës për realizimin e idealeve tona mbarëkombëtare.

Më lejoni më në fund t’ju falenderoj për punën dhe përpjekjet e juaja në dobi të realizimit të synimeve tona të përbashkëta.

Qofshi të nderuar gjithmonë!

Respekt e dashuri për Atdheun tonë!

Gjakovë, 26 prill 2019

(Fotot: Shkëlzen Rexha i Gjakovës – fotoreporter i Gazetës së Alpeve për Kosovën)