“Botimet TROPOJA” dhe Gazeta e Alpeve “Tropoja”, në nderim të emrit e veprës të veprimtarit atdhetar, politik e juridik, Binak Alia i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i bajrakut të Krasniqes të Malësisë së Gjakovës, prijtar e luftëtar i betejave kundër otomanëve dhe serbëve e malazezëve për mbrojtjen e tanësisë etnike kombëtare shqiptare, për bashkim kombëtar, për shtet kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, pleqnar në kuvende e oda malësore nga Shkodra në Shkup, shpall:

 

KONKURS

“Binak Alia – Kullë e Lavdive, Akademi e Pleqnive”

 

me krijimtari studimore, letrare e artistike

 

Në mbyllje të Konkursit, në shtator 2019, do të shpallen dhe çmimet përkatëse: Çmimi i Parë, i Dytë, i Tretë, për: 1)- libra studimorë, monografi, me artikuj të përmbledhur; 2)- Artikuj studimorë. 3) Tregime. 4)- Poezi. 5)- Poema. 6).- Esse. 7).- Mbledhje të pleqnive të tij. 8)- Portret në pikturë. 9.- Portret në skulpturë (skicë-ide) 10)- Kompozime pikture. 11).- Kangë. 12).- Fotografi artistike.

 

Të gjithë pjesmarrësit në këtë Konkurs “Binak Alia – Kullë e Lavdive, Akademi e Pleqnive”  do t’iu jepet Çertifikatë pjemarrjeje në këtë veprimtari panshqiptare.

Lejohet pjesmarrja me ma shumë se një nga zërat e masipërm të konkurimit tuaj, si dhe me vepra e artikuj të ripunuar, riplotësuar, etj.

Në çdo numër të Gazetës së Alpeve “Tropoja” do të botohen materiale të ndryshme të pjesmarrësve në këtë Konkurs.

 

Konkursi do të mbyllet me 31 gusht 2019.

 

Shpallja zyrtare e fituesve të Konkursit “Binak Alia – Kullë e Lavdive, Akademi e Pleqnive” do të jetë në muajin Shtator 2019 në sallen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Pjesmarrësit në Konkursin duhet të dërgojnë krijimet e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja – Kutia Postare 96. Tirana – Albania. E-mail: botimettropoja@gmail.com dhe gazetatropoja@gmail.com

 

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet së bashku me krijimet tuaja edhe në gazetë, edhe në një libër me punimet e shkrimet ma të përzgjedhura nga Konkursi “Binak Alia – Kullë e Lavdive, Akademi e Pleqnive”.

 

Botimet  TROPOJA

Gazeta e ALPEVE “TROPOJA”

 

Tiranë, 12 prill 2019

 

Grupi Organizator