CONMEBOL po përgatitet për organizimin e Copa America për këtë vit, që do të zhvillohet në Brazil, prej datës 14 qershor deri më 7 korrik.

Ndërkohë që për vitin 2020 ky kompeticion do pësojë disa ndryshime. CONMEBOL njoftoi se shtet e Amerikës së Jugut do të jenë të ndarë në dy grupe: Grupi i Jugut dhe ai i Veriut.

Në grupin e Jugut do të bëjnë pjesë këto shtete: Kili, Uruguai, Argjentina, Paraguai, Bolivia dhe një nga shtetet që do jetë i ftuar.

Në grupin e Veriut do jenë: Brazili, Kolumbia, Venezuela, Ekuadori, Peruja dhe një nga përfaqësueset e ftuara.

Kjo ndarje është bërë me qëllimin që 38 ndeshjet e këtij kompeticioni të zhvillohen në dy shtete. Në këtë rast, mikpritës për vitin 2020 do të jetë Argjentina në Jug dhe Kolumbia në Veri.

Kjo lëvizje është bërë me qëllimin që të thyhen barrierat gjeografike dhe tifozët të kenë më shumë mundësi për ta ndjekur përfaqësuesen e tyre, pa qenë nevoja të bëjnë udhëtime të gjata.

Për më tepër që tifozët e Argjentinës për shembull do të kenë shansin të shohin në vendin e tyre 5 ndeshje të kombëtares së tyre, kjo i jep më shumë entuziazëm nga tifozët dhe spektakli është i garantuar sipas kreut të CONMEBOL, Alejandro Dominguez.