-Pikëlidhja e diplomatit me gazetarin krijon diplomacinë publike, e cila që në gjenezën e saj ka afruar këto dy profesione në arritjen e një misioni të përbashkët, përmes mënyrave dhe rrugëve të ndryshme.
-Pikëtakimi i parë i diplomacisë dhe medias la pas politikat, negociatat dhe traktatet sekrete dhe i hapi ato për opinionin publik kombëtare dhe ndërkombëtar.
-Diplomatët dhe gazetarët herë afrohen, herë largohen dhe herë përplasen me njëri-tjetrin mbi teatrin ngjarjeve ndërkombëtare, por ndërsa të parët përpiqen të përdorin konspiracionin për fshehjen e ideve, të dytët përpiqen përdorin transparencën për hapjen e tyre.
-Konspiracioni diplomatik dhe transparenca mediatike janë dy trajektore të ndryshme, të cilat kryqëzohen vazhdimisht në rrugëtimin e diplomacisë publike.
-Diplomati pa formim gazetaresk që abuzon me konspiracionin dhe gazetari pa formim diplomatik që abuzon me transparencën i largohen misionit të diplomacisë publike, duke mos bërë as njërën as tjetrën.
-Kur të vërtetat me rëndësi për opinionin publik mbahen më shumë sec duhen sekret nga diplomatët dhe kur sekretet me rëndësi për diplomacinë bëhen parakohe publike nga gazetarët athere aleanca diplomaci-media nuk funksionon sic duhet.
-Diplomacia pa informacionin e hapur të medias humbet lidhjet me dinamikën, ndryshimin dhe zhvillimin e jashtëm e përditësues, sikundër media pa informacionin konspirativ të diplomacisë humbet thellësisë tektonike, të padukshme dhe parashikuese.
-Diplomatët dhe gazetarët e terrenit janë në garë për të vërtetën, por ndërsa gazetarët janë më të shpejtë, më emocional, më sipërfaqësor dhe më të drejtpërdrejtë, diplomatët janë më ngadaltë, më të thellë, më racional dhe më analitik.
-Diplomati që flet më shumë se gazetari e gris vellon e tij diplomatike, ndërsa gazetari që hesht më shumë se diplomati e bunkerizon përformacën e tij publike.
-Diplomati që flet në vënd që të heshtë dhe gazetari që heshtë në vënd që të flasë kanë ngatërruar profesionet me njëtri-tjetrin.
-Gazetarët ndikojnë mbi diplomacinë në mënyrë të tërthortë, përmes opinionit të hapur publik, ndërsa diplomatët ndikojnë mbi median në mënyrë direkte përmes politikë-bërjes dhe vendim-marrjes.
-Ndërsa gazetarët tentojnë të jenë në kufijtë optimal të transparences duke shkelur shpesh edhe në hapsirat e konspiracionit, diplomatët tentojnë të jenë në kufijtë optimal të konspiracionit duke ngushtuar shpesh herë hapsirat e transparences.
-Diplomatët i njohin më shumë dhe i shfrytëzojnë tërësisht materialet dhe burimet mediatike, ndërsa gazetarët i njohin më pak dhe i shfrytëzojnë pjesërisht materialet dhe burimet diplomatike.
-Burimet diplomatike dhe burimet mediatike janë konkurruese dhe komplemtare, janë konkurruese nga lufta për vërtetsinë e informacionit, janë komplementare nga nevoja për diversifimin e burimeve të tij.
-Gazetarët janë tërësisht të hapur ndaj diplomacisë duke mbivlerësuar transparencën dhe nënvleftësuar konspiracionin, ndërkohë diplomacia është pjesërisht e hapur ndaj medias, duke mbivlerësuar konspiracionin dhe nënvleftësuar transparencën.
-Aleanca e ekuilibruar diplomaci-media është porta e hapur e opinionit për të ndikuar mbi politikat publike në tërësi dhe mbi atë të jashtme në vecanti.
-Negociatat diplomatike janë aspekti më i komplikuar për diplomacinë publike sepse palët negociuese përgjatë këtij procesi i afrohen dhe i largohen arritjes së qëllimit dhe objektivave të tyre, suksesojnë dhe dështojnë, përmbahen dhe agresivizohen, tërhiqen dhe sulmojnë, përfitojnë dhe humbasin, fitojnë dhe lëshojnë, pa arritur tërësisht të parashikojnë përfundimin e tyre.
-Në casjen ndaj proceseve negociatore aleanca diplomaci-media lypet të ndajë foshnjen nga uji i turbullt, pra të dallojë strategjinë nga taktikat e negocimit, tërheqjet nga koncesionet, racionalen nga emocionalja, qetësinë nga nervozizmi, shpejtësinë nga nxitimi, ngadalësimin nga ndërprerja e negociatave.
-Strategjia e negociatave, pra qëllimi dhe objektivat e tyre mbeten objekt i përhershëm i transparencës së diplomacisë publike, ndërsa taktikat e negocimit pra procesi i ecurisë së tyre mbeten edhe objekt i konspiracionit.
-Në proces negociatash diplomacia publike përdorë fuqinë e opinionit publik për të nxitur palët në negociata, për të dobësuar palën e fortë dhe për të inkurajuar palën e dobët, për të balancuar elementët jashtë me ato dhe brënda negociator dhe për të ndihmuar në arritjen e ekulibrit të vazhdueshëm që shpie drejt zgjidhjes së marrëveshje të negociuar.
-Negociatat janë procesi ku më së shumti komplikohen marrëdhëniet midis transprencës dhe konspiracionit, respektivisht midis diplomacisë dhe medias.
-Transparenca e përgjithshme e përmbajtjes së negociatave diplomatike ndaj opinionit publik është po aq e rëndësishme sa edhe konspiracioni i procesit të negocimit.
-Diplomacia publike është hallka që siguron lidhjen e balancuar midis faktorëve të brëndshëm dhe të jashtëm negociatorë.
-Nëse lidhja midis faktorëve të brëndshëm dhe të jashtëm negociatorë këputet, diplomacia dhe media shndërrohen në veprimtari krejtësisht më vehte pa asnjë funksion të përbashkët midis tyre.
-Nëse kufiri midis faktorëve të brëndshëm dhe të jashtëm negociatorë fshihet, diplomacia dhe media shndërrohen në veprimtari krejtësisht dubluese pa asnjë funksion dallues midis tyre.
-Kur faktorët brënda negociator mbajnë tërësisht konspirative përmbajtjen e negociatave ndaj faktorëve jashtë negociator, opinioni publik mund të agresivizohet deri në dëmtimin e procesit negociues.
-Kur faktorët jashtë negociatorë dekonspirojnë cdo aspekt të procesit negociator të brëndshëm, athere negociatorët mund të vihen në situata të atilla që mund t’i cojë deri në ndërprerjen e negociatave.
-Suksesi i diplomacisë publike qëndron në ruajtjen e ekuilibrit midis aspekteve që bëhen transparente në përmbajtjen e negociatave dhe atyre që mbeten konspirative në proceset e negociatave, sepse nëse ky ekulibër prishet procesi i negociatave rrezikohet të ndërpritet.
-Media mund të nxisë ose të përkeqësojë proceset negociatore, varësisht nga pasqyrimi dhe interpretimi i aspekteve publike dhe konspirative të negociatave.
-Ndikimi më ekstrem që media mund të bëjë mbi proceset negociatore është polarizimi nga jashtë i opinionit publik, i cili rrënon besimin nga brënda të palëve negociatore, duke provokuar ndërprerjen e negociatave, që është e shumë më keq sesa mos fillimi i tyre.