Reinhard Grindel, presidenti aktual i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) është pranë tërheqjes nga ky post, pasi mandati i tij është drejt fundit. Sipas mediave gjermane, vendin e tij pritet ta zërë një ikonë e futbollit gjerman dhe i Bayern Mynih, Philipp Lahm. Ky i fundit është një prej kandidatëve në garë, por konsiderohet si favoriti.

Grindel, që është në këtë detyrë që prej vitit 2016, është kritikuar shumë, sidomos pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori “Rusi 2018”. Fansat dhe mediat e konsiderojnë Lahm, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, si të preferuarin e tyre. Një i ri (35 vjeç) me një mendësi krejt ndryshe, gati t’i japë një frymë të re futbollit në Gjermani.

Philipp Lahm është ambasador për kandidaturën e Gjermanisë për të organizuar Europianin e vitit 2024. Mbrojtësi ka fituar 8 tituj kampionë me Bayern Mynih dhe një Champions League.