Duhet shikuar orari i protestës së 13 prillit

Normalisht se vëndos shumica dhe ajo është PD, por një konsulencë e ftohtë me aleatë e partnerë do ishte më i pagabuar.
Se duhet protestuar e shkundur qeverisja Rama, kjo në të drejtën e Zotit për demokratet dhe opoziten, protesta duhet të ketë fortunën e vet me pasoja bllokimi kryesisht, por duhet mirëmenduar vetëkontrollimi i vet dhe të palës shtet e cila mund të prodhojë ekstremizëm nga individ dypalësh.
Normalisht se PD është partia kryesore dhe me shumë eksperiencë në protesta por jo e pagabueshme, asnjëherë besimplote në menaxhimin e saj pasi “një herë” ndodh “e keqja”.
Nuk e shikoj PD-në as opozitën të sigurtë për protesta nate kur ndodhemi edhe me protestues të pa ftuar dhe të maskuar në mes të ditës, ndaj dhe natës nuk i duhet besuar asnjëherë. Sikurse pabesia më e madhe mund të vijë nga ndonjë strukturë trutharë e policisë së shtetit.
I ndodhur në rrethanat e të paftuarëve me maska në protestê dhe të një grupi të mundshëm kriminal mes policisë shtetit duhet kthjelluar e orientuar më mirë e gjithçka me ditë në shëmbjen e qeverisjes më të korruptuar të Europes.
Sot në asnjë vend të botës nuk ka protëste civile e paqësore pasi protestuesit nuk do qëndrojnë si dele por duhet parë me kujdes produktiviteti e fataliteti.
Asnjëherë nuk duhet gjykojnë palët përtej gadhit “jo ma lagu-jo ma lagu, atëherë gjithëçka e vonuar duke menduar e uruar që mos kemi asnjë plagë njerëzore nga palet.
Nata dhuron edhe pabesi, ndaj duhet shikuar ndryshimi i orarit me pergjegjësi e maturi.
Protesta e 13 prillit, të jetë një protestë e fortë por ditën për diellit ashtu siç u ka hije të djathëtëve e opozitës së shëndoshë e të bashkuar.
Opozita sot vetëm po rritet e po siguron mbështetje të fortë qytetare, kurse ai lamashi është i ikur. *Agron Prebibaj-sekretar i medias së PDK-së.