Policia holandeze tha të hënën se disa persona janë plagosur nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht, në një sulm që “mund të ketë motive terroriste”.

Kryeministri, Mark Rutte, tha se është “thellësisht i brengosur”, ndërsa Radioja Holandeze tha se janë shtuar masat e sigurisë përreth selisë së qeverisë në Hagë.

Zëdhënësi i policisë, Joost Lanshage, tha se të pati të shtëna në një tramvaj dhe disa persona janë plagosur. Helikopterët janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka pasur të arrestuar”.

Policia nuk dha më shumë hollësi rreth incidentit, gjendjes së viktimave apo identitetit të tyre.

Bashkërenduesi kombëtar për luftën kundër terrorizimit tha se është shtuar shkalla e gatishmërisë derisa sulmuesi është ende në arrati.

Masat e sigurisë janë shtuar përreth shkollave, xhamive dhe metrosë pas të shtënave, ndërsa vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të mëdha të sigurisë.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press