E tha Dojçe Vele (Deutche Welle).
Edhe media tjetër e vëzhgues seriozë.
Dojçe Vele foli për një “samit” fasadë.
Edhe gjuha e përdorur flet për fasadë.

1.
Samit është anglisht (summit). Fjalorët e shqipes s’e kanë.
Kuptimi: majë.
Figurshëm: takim i nivelit të lartë; takim të mëdhenjsh me zgjidhë probleme të mëdha.
“Samiti i Diasporës” s’kishte asnjë të madh.
Nuk zgjidhi probleme të mëdha as të vogla.
Emri “samit” ishte kapele shumë e madhe në një kokë fare të vogël.

2.
Për “diasporë” Ibrahim Rugova thoshte mërgatë.
Thuhet mërgimtarët dhe jo diasporarët.
I ashtuquajturi “Samit i Diasporës” ishte thjesht TAKIMI i MËRGATËS.
Pa u ndalë te thelbi: thelb s’kishte.

Mehmet ELEZI
3 mars 2019