Kur në supermarkete qesja u bë me lekë, njerëzve nuk u pëlqeu aspak, madje disa u panë nëpër rrugë me produkte në dorë (vetëm nga inati) apo sepse mungonte një kulturë e tillë, por kjo nuk është asgjë nga ajo që po bën ASOS.

ASOS ka nxjerrë në shitje qese me 15 paund çmimi, komplet si qesja e dikurshme që fusnim produktet që blinim në dyqan. Në fakt bëhet fjalë për një çantë-qese plastike, që mban shkrimin Hype që pretendon se i jep një pamje tjetër look-ut por materiali është i njëjtë.

Nëse fut diçka personale aty, të gjithë të tjerët do e shohin. Njerëzit sigurisht që kanë reaguar, me disa që kanë komentuar: Unë mezi blej qeset e ushqimeve, e jo më të marr këtë me 15 paund. “Harroje, nuk e blej kurrë”. “Çfarë ndryshimi ka me qeset e tjera, apo thjesht logoja”? Megjithatë ka dhe njerëz kureshtarë që vendosin ta blenë, thjesht sepse mund të ndihen më In, apo sepse mendojnë se kjo qese është Must./ Metro/ Tiranapost.al E.B