Zonja Afërdita Saraçini dhe ju redaktor të TV 21-shit, pse ma keni irritue TV-në dhe shkaku i TV-së tuej po më duken të neveritshme të gjitha TV-të, bile shpesh po harrojë se jam në Norvegji dhe nuk e shikoj as TV-në me programe norvegjishtë ?!  Zonja Afërdita Saraçini a je shqiptare ti fare? Nese nuk je me falë , por atëhere asht dasht ta hapish nji TV publike në gjuhen e ati populli që ndoshta i perket ti, po supozojë popullit turk dhe TV-ja e jote asht dasht ta ket nji logo ku spjegon se asht TV turk. Kështu si asht TV 21 po na mashtron keq oj zonjä Aferdita, po na mashtron neve 95% e ma shumë të popullit të shtetit Dardani që jan shqiptar e ti po ju servon turqizma , po ju servon diçka që shqiptarët dukshem i ka damtue dhe i ka prek thellë në gjenet kombëtare. )

NUK JA PATE FILLUE EMITIMIT TV-SË ME KËTË PROGRAM ANTISHQIPTAR ZONJA AFËRDITA SARAÇINI

Jam mergimtar në Norvegji ku jetojë me familjen time qe 30 vjet. Këtu i rrita dy djemt e mi dhe vajzen e sot kam edhe kater nipa e nji mbesë.

Neve mergimtarët jemi me mall të Atdheut dhe shumë ma ndryshe i shofim gjanat që ndodhin në Atdhe se sa ju që jetoni atje.

Derisa u ula ta shkruej këtë letër publike kunder TV 21-ishit po më kujtohet koha e pasluftës kur mezi pritsha ta mbarojë punën dhe të vi ashtu i lodhun e të shtrihem në fotelje në sallonin ditor të shtëpisë time dhe ta shikoj me kujdes TV-në Shqip të TV 21-ishit.

Mezi pritsha të vie dita e shtune dhe programi MUSAFIRI I PASMESNATËS që per mrekulli e udhëhiqte bashkëshorti i juej zonja Afërdita, e udhëhiqte z. Florin Kelmendi. Ato javë që z. Florin e ka pregaditë atë program neve shqiptarët kemi mesue per shumçka të historisë tonë shqiptare të vujtun e të gjakosun. Unë personalisht pata kënaqësinë që permes telefonit ta pyes musafirin Viktor Gashi per rastin e masakres në burgun KULLA E SHEREMETIT në Pejë ku ka qen i burgosun edhe baba im i ndjer dhe z. Viktor Gashi me pershendeti dhe me tregojë se i kujtohet baba im Mustafë Hasanaj i baftë shpirti dritë.

Kështu si unë ka perplot të tjerë qe kan mesue dhe jan pajisë me njohuni të nji kohe të vështirë të nji pushtimi serbosllav dhe të sistemit sllavokomunist Jugosllav që per gjysem shekulli sundojë në Kosovë dhe viset tona shqiptare në Gadishullin Ilirik ( Ballkan ) .

Mirpo keto programe aq të mira, këto programe që na u paten ba shkolla per të gjithë neve e ne veçanti per neve mergimtaret që jemi të shperndar neper botë ju stafi i Redaksisë së TV-21-ishit i nderpretë dhe ja filluet transmetimeve të serialeve turke , seriale këto që në asnji TV turk nuk mund të transmetohen shkaku se nuk kan asnji vlerë dhe nuk perqojnë asnji mesazh edukues e civilizues.

Juve i bletë ato seriale, por a ju ka shkue mendja sa të kobshme janë ato per shqiptarët që posa dolen nga nji luftë e pergjakshme , që posa u riatdhesuen nga nji egzod i permasave biblike dhe kur erdhen në trojet e veta gjeten gjithçka shkrumb e hi ?  Jo juve nuk ju ka shkue mendja sepse ju me vetdije per perfitime tuejat ju sollet mbeturina turke në TV-në tuje dhe ato mbeturina ja servoni popullit të Dardanisë pothuej që 20 vjet  rreshtë nga mbi 15 orë në ditë.

Zonja Afërdita Saraçini , z. Florin Kelmendi , z. Eugen Saraçini dhe të gjithë juve redaktorët e TV-së tuje, juve atë TV e hapet me parat donacion nderkombëtar per mediat pas lufte në Dardanisë. Unë këtu nuk du të futem në faktet që fliten koluareve se ato donacione që kan ardh per mediat në Dardani i keni mjelë ju dhe Veton Surroji dhe se me ato para hapet shtepitë mediatike tuejat. Jo unë nuk du të mirrem me këtë temë sado që kam bukur shumë informata direkt nga nji zonjë suedeze ( nuk po e permendi , por ju e dini kush asht ajo ) që publikisht ka deklarue se nji qantë me përplotë para jua ka dorzue ( pasi e kan mashtrue ) Veton Surrojit dhe Blerim Shalës. Unë këtë zonjë suedeze e kam takue dhe me ka spjegue në detaje rastin.  Por nuk do flas tash per këtë temë, unë vetem po jua perkujtoj juve se ato para nuk ju dhan juve me i shkombtarizue shqiptarët e Dardanisë me i ba turq shqipfolësa ata sepse per çlirimin e tyne NATO bombardojë 78 ditë caqet ushtarake e policore serbe derisa e çlirojë vendin nga Serbia.

Por mjerisht juve bashk me BIK-un dhe imamet ekstrem të BIK-ut ma shumë e keni turqizue shqiptarin e Dardanisë per  këto 20 vjet të pasluftës se sa ndoshta që e ka pas turqizue Perandoria Turkoosmane per shekuj pushtim.

Zonja Afërdita Saraçini, mbiemni jot asht me kuptim turk. Saraç ju kam thanë perpunuesve të lëkurave dhe atyne që kan punue me lëkura tue marue frej kuajsh, rrypa , shalla kuajsh , strajca per taxhi të kuajve etj. Dhe ti zonjë e nderueme nese ndihesh se je turke , thueje këtë e mos ke frikë. As mos u turpno nga perkatsia e jote etnike. Ama të lutem ndërroja emnin TV-së dhe queje TV Turk Elhamdurilah.

A je e vetdishme se kjo ironi e imja asht ndoshta banale, gadi si e fjalorit të Milaim Zekës, por po ta them publikisht se ti e meriton kritiken dhe bile me fjalor edhe ma banal. Zonjä Afërdita serialet turke po shkatrrojnë familjet shqiptare gjithandej ku ato jan. Amoraliteti i atyne serialeve me perplot intriga , me banalitetet si: thirrjet mes aktorve ( personazheve të serialeve ) me VËLLA  e MOTÊR ) ndersa intrigat mes tyne , mes familjarve në seriale jan aq të dukshme e të paskrupullta sa shqiptari analfabet e injorant që nji dekad nuk pat si shkollohet e arsimohet nen pushtimin e Serbisë , ato amoralitete e banalitete i ka pervetsue dhe i ka ba si kulturë të veten personale , familjare e kombëtare. Po më vjen keq të te akuzojë zonja Afërdita masi edhe asht ky qellimi i Turqisë së neootomanit Erdogan dhe tash ti po i kryen detyrat e ti me perpikni.

Poashtu po kam frikë derisa po të thërras zonjë mos ma deshirë ke të të quej ABLLA A apo HANEM Afërdita. Sipas asaj që ke veprue e po vepron ma mirë të shkojn ablla dhe hanmi si epitete.

A ke kulturë dhe guxim intelektual ti dhe z. Florin e edhe z. Eugen ta thoni se juve vet kurr si shikoni ato seriale dhe se as nuk i shikoni fare programet e TV-së tuej ? Kisha me pas dëshirë ta di sepse nese do thoni se i shikoni si ka mundësi të mos nderhyni në tana ato banalitete të programeve si p.sh. me vite me at mistrecin as grue e as burr dhe fjalori i ti as katunar e as qytetar Labinot Gashin dhe porgrami i ti  banal ” NJI KAFE ME LABIN ” , pastaj programi tjeter i Gjeraldina Vulës ”  DIÇKA PO ZIHET “,  tash kohve të fundit edhe radio e mengjesit me z. Robert Bojaj ku titulli i programit asht mjerim, asht mjerim sepse as nji nxanës i klasit të parë të shkollës fillore nuk do e shkruente ashtu; PRITE TE GJELBREN  a duhet të shkruhet kështu apo PRITE TË GJELBÊRTÊN ?  Juve si njerëz të profesionit dhe si njerëz që keni shkrue e botue dhe libra e keni marr edhe mirnjohje individuale per angazhimet e jueja per TV-në tuej si lejoni të prezantohen gabime të tilla? Apo juve as që ju han palla. Juve keni gjetë treg budallësh e budallicash të nji populli injorant të pa arsimuem dhe lehtë po i shitni berllog turk pa asnji vlerë.

Cila asht vlera e piskamave  O ZOT O ZOT të perkthyeve shqip të PIS serialeve  që ju i servoni? Cila asht vlera morale e thirrjeve MOTËR e VËLLA , por që ky vëllau asaj motrës nuk po ja nxjerr ” hashimin ” sa herë pom e zan diku vetëm?!

Zonja Afërdita dhe ju të tjerë zotni , zonja e zonjusha të TV-21-shit juve e moret në qafë shtetin sepse ja degjeneruet rininë. Ja asimiluet ate dhe i bat milet musliman shqipfoles me nji shqipe qe unë e therras TALLAVA ARNAUTQE. Juve me TV-në tuej e keni shkëput ( keni dhanë kontribut të madh per këtë ) komplet Dardaninë nga trungu kulturor Europian.

Mjerisht jo vetem juve , sepse edhe TV-të e tjera nuk jan shumë pas jush. Turp ju qoftë dhe mallkue qofshit që të gjithë bashk.

-Per Limit.al , nga Sarpsborg: 14.03.2019-